Aktualitet/LajmeBotaKryesoreNdodhiRajoni

Qeveria sllovake po i bllokon hetimet kundër Lajçakut

Sjelle ne shqip nga E.Robelli-
Komunikimet mes ish-diplomatit sllovak, Miroslav Lajčák, dhe të dënuarit për krime seksuale, Jeffrey Epstein, vazhdojnë të komentohen në Sllovaki edhe një muaj pasi Lajčák dha dorëheqje nga posti i këshilltarit të kryeministrit Robert Fico. Lajčák po përpiqet ta bind opinionin se ai na qenkësh viktimë e “hienave”, por për opozitën, kjo dorëheqje nuk mjafton. Opozita kërkon hetime të aferës, shkruan “Süddeutsche Zeitung”.
Komunikimet e bëra publike zbulojnë se Epstein kishte një interes të veçantë për Sllovakinë, jo vetëm për ndikim politik, por edhe për rekrutimin e grave të reja sllovake. Sipas dokumenteve, në tetor 2018, Lajčák i ka shkruar Epsteinit: „Kujtoja Steve Bannon ftesën për në Sllovaki për t’u takuar me Ficon“. Bannon ishte njeri i besueshëm dhe këshilltar ideologjik i Donald Trumpit.
Në komunikime Epstein shprehte dëshirën për t’u njohur me Ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, me të cilin Lajčák kishte lidhje të ngushta që nga koha e studimeve në Moskë. Përgjigjja e Lajčákut ishte kjo: „E adhuroj Lavrovin“.
Përveç politikës, emri i një tjetër sllovakeje shfaqet vazhdimisht në akte: Nad’a Marcinková. Kjo ish-modele, e cila dikur mbulonte kopertinat e revistave të modës, përfundoi si pilote e avionit privat të Epstein, i njohur me emrin „Lolita Express“, i cili përdorej për transportimin e viktimave të abuzimit.
Ndërsa qeveria e Robert Ficos po përpiqet të bllokojë sqarimet e mëtejshme, opozita nuk pranon të heshtë. Beáta Jurík, deputete nga partia „Sllovakia Progresive“, ka kërkuar zyrtarisht që Prokurori i Përgjithshëm të nisë një hetim penal. „Ne duam hetime të vërteta“, deklaroi ajo, duke theksuar se rasti është tepër i rëndë për t’u mbyllur me një thjesht dorëheqje.
Pavarësisht skandalit, Lajčák nuk ka mbetur jashtë loje. Ai vazhdon të mbajë pozicionin e tij në bordin mbikëqyrës të kompanisë së naftës „Slovnaft“, e cila është pjesë e grupit hungarez MOL.
Jeffrey Epsteins Einfluss in der Slowakei – auch auf Premier Robert Fico

Artikuj të lidhur

Back to top button