Aktualitet/LajmeSociale

Qeveria miraton bonusin e pranverës për pensionistët, shpërndarja nis në Shkurt

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në përfundim të mbledhjes së qeverisë njoftoi që ditën e sotme është miratuar bonusi i pranverës, shpërndarja e të cilit do të nisë që në muajin shkurt.

Gonxhja u shpreh se ky është një tjetër rikonfirmim i angazhimit të qeverisë që hapësirat finaciare të krijuara nga rritja ekonomike të mund ta shpërndahen tek të gjithë ata të cilët kanë një të ardhur mujore të ulët.

Blendi Gonxhja: Ndërkohë që bonusin e fundvitit për pensionistët e kanë marrë deri tani plot 597 578 pensionistë. Ishte bonusi më i lartë i dhënë nga qeveria shqiptare. Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që në mbledhjen e sotme miratuam edhe bonusin e pranverës për të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë. Ky bonus do të shpërndahet në këtë masë për të gjithë pensionistët që përfitojnë një pension bazë mujor pa përfshirë kompensimet më të ulët se 20 mijë Lekë në muaj dhe i bije që këtë bonus ta përfitojnë 520 443 pensionist ndërkohë që bonusin prej 5 mijë Lekësh do ta përfitojnë 209 987 pensionist që përfitojnë një pension më të lartë se 20 mijë Lekë në muaj.

Është një tjetër rikonfirmim i angazhimit tonë që të bëjmë të mundur që hapësirat finaciare të krijuara nga rritja ekonomike nga buxheti i vitit 2024 të mund ta shpërndajmë tek të gjithë të cilët kanë një të ardhur mujore të ulët dhe që vjen nga një tranzicion politik dhe nga një skemë pensionesh e cila në vite nuk ka arritur që të japë pensionët një pjese të mirë të pensionistëve.

Artikuj të lidhur

Back to top button