Aktualitet/LajmeEkonomi

Punësimi i të huajve, AKPA: Ja si duhet të veprojnë kompanitë për të marrë miratimin

Agjencia Kombëatre e Punësimit dhe aftësive për tu ardhur në ndihmë të gjithë kompanive shqiptare që kanë interes për të punësuar të huaj, ka publikuar procedurat përkatëse.

Agjencia u kërkon bizneseve që para se të aplikojnë për të punësuar të huajt duhet që të shpallin vendin e lirë të punës në Shërbimin “Aplikim për regjistrim të vendit të lire të punës” dhe të verifikojnë që kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore janë të paguara dhe të pasqyruara në sistem.

Sipas njoftimit pozicioni i punës që shpallet qëndron i publikuar per 5 ditë kalendarike. Më pas kompanitë duhet të garantojnë dokumentacion të saktë dhe të plotë ku përfshihet: Kontrata e punës që duhet të përmbajë emrin,  adresën, kohëzgjatjen e punës dhe datën e saktë të fillimit, profesionin, pagën si edhe të jetë e firmosur nga të gjitha palët. Po ashtu në system duhet ngarkuar Dëshmia e Aftësisë Profesionale, Diplomë apo certifikatë profesionale dhe Vetëdeklarim nga punëdhënësi mbi aftësitë e të huajit.

Më tej kërkesa shqyrtohet brenda 10 ditë kalendarike, që është afati maksimal i trajtimit, i cili nis nga çasti kur aplikimi vlerësohet si i plotë dhe korrekt.

Në rast se aplikimi kalon në mungesë dokumentacioni do të duhet që  Dokumentet e nevojshme të bashkëngjiten përmes dritares së gjurmimit të aplikimit, brenda afatit 7 ditor nga data e dorëzimit të kërkesës. Të interesuarit për të punësuar të huajt duhet të dinë se nëse nuk dorezohen dokumentet brenda afatit, aplikimi refuzohet automatikisht. Ndërkohë ekziston mundësia që gjurmimi i aplikimit të mund të bëhet në kohë reale nga llogaria e biznesit që ka aplikuar në platformën e-Albanla.

Artikuj të lidhur

Back to top button