Aktualitet/LajmeBlogKryesoreRajoni

Pse po na ndodhin këto gjana në mes vëllezërve shqiptarë në dy anët e kufinit dhe të Drinit?!

Nga Ramiz LUSHAJ
Si është e mundur që asnjë ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës të mos dekorohet nga Presidenti i Kosovës, nga koha e Rugovës deri tek Presidenca e Vjosa Osmanit…?!
Si është e mundur që Presidenca e Kosovës ka ndarë dekorata për ambasadorë të shteteve të tjera edhe kur ndonjëri prej tyre ka qënë ambasador për disa muaj dhe kur kanë kontribute për Kosovën ma pak se ambasadorët e Shqipërisë…?
Tani po shkojmë drejt 17 shkurtit 2026, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, prandaj i mbetet detyrë misionare Presidentes aktuale të Republikës së Kosovës që ta shohin këtë cështje, të reflektojë për veten e saj dhe për të tjerët paraardhës, që t’i dekorojnë Ambasadorët e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, qofshin të gjallë apo të vdekur, qofshin në detyrë apo të larguar, sepse një akt i tillë e nderon vet Republikën e Kosovës dhe Presidenten e saj.
Ambasadorë të formatit diplomatik kaq të lartë e të OZI, Dr. Islam LAUKA, MSc. Arben CEJKU, Prof. Dr. Bashkim RAMA (i ndjerë), Bujar MUHARREMI (i ndjerë), do ti bënin nder cdo shteti europian, aq ma shumë e ma mirë Republikës së Kosovës, shtetit të ri shqiptar në Ballkan e në Botë!
As Presidenca e Republikës së Shqipërisë në këto tre dekada nuk mundet të na japin një shembull të mirë, sepse nga Presidenti Berisha deri tek Presidenti Begaj në biografinë e tyre presidenciale kanë disa minuse për qëndrime e vlerësime të Ambasadorëve të Kosovës në Tiranë, ku asnjëri prej tyre nuk ka ndonjë dekoratë nga Shqipëria Nanë…?!
Pse po na ndodhin këto gjana në mes vëllezërve shqiptarë në dy anët e kufinit dhe të Drinit?!

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button