Aktualitet/LajmeBlogKryesoreKultureNdodhi

PSE IKE KAQ ME NGUTJË O BIRÇE?!

Nga Miho Gjini-
Më ke hidhëruar shumë sonte, o NJERI ARTIST e ARTIST NJERI, që u ngute e ike para meje…. E kur të kaloj tanimë nga Llogorai , do ta kem të vështirë ti kthej sytë nga Dukati ytë, nga ku errdhe në jete në kohë lufte (në 42-shin) dhe ike përmes një jete që ngjan përsëri si “një lufte!” e pandërprerë….
Para 50 vitesh të pata student edhe shokë e gjithë jeta jonë kaloi me andrallla, si në “Vjosën e egër” e me Llogorain e pa qetë…Ca kohë, katër vite, që të dy ishim gati mësues të një moshe, që sa herë na ndante skena e koha dhe herë na bashkonte, po unë nuk pata parë asnjeher tek tya, i dashur Birçe mëndjemadhin e indeferentin e qosheve, po qytetarin e thjeshte, aktorin e “pa goje” , njeriun e popullit e me humor brilant, që “nuk i “binte gjoksit” edhe kur shkëlqente….I loze me vërtetësi të gjitha rolet, në teater e në film, ne të gjitha karakteret e psikologjinë e tyre, figura të shtresave shoqërore e te jetes së çuditeshme politike që kalonte e po kalon vendi ynë i dashur,,
I pa moshë e njëheresh i te gjitha moshave…Aktor i mëvetshëm e organik. Po kordohet se ç’kishte të fshehur në shpirtin tend: “thesare qelibari” …
Vitin e kalur te telefonova në Tirana e te shpreha mirenjohjen e rrallë, që ishe kujtuar edhe per mësuesin tënd të harruar, diku ne Atiken e Homerit të verbër, që merret edhe librat për ju e nuk eshte ndarë kurrë shpirtërisht me ju BIRÇE; edhe kur ”binte shi e breshër” po edhe “sa dukej Dielli” në mëngjeset tona të rralla…
Hidhërove gjithe Shqiptaret , o Birçe Vëllai, me ikjen tënde të papritur, familjen , shoket e mesuesit e tu, që nuk të harrojne dot… Pa une atjje do të gjej së shpejti, le te jete si te jetë, sikunder thonë…..
Gjithsesi ti shtrove “udhën tënde” në “qylimin e kuq” të përjetshëm, si një ARTIST POPULLOR e kështu do mbetesh, per të cilin dashuria e respekti nuk mjaftojnë…
Athine 24.05.2026

Artikuj të lidhur

Back to top button