BotaKryesoreNdodhiPolitikeRajoni

Pse Gjermania hoqi të ngarkuarin për Ballkani Perëndimor?

Nga Bahri Cani-

Gjermania nuk do të ketë më të ngarkuar të posaçëm me Ballkanin Perëndimor, siç ka qenë deri tani. Por kjo bëhet në kuadër të shkrutimeve, që ka paralajmëruar koalicioni që para krijimit të qeverisë.
Në vitin 2022, ish-ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock e kishte ngarkuar Manuel Sarrazin si të ngarkuar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
Qeveria e tanishme ka vendosur të heqë këtë post, sikur edhe shumë rreth gjysmën e posteve të tjera të të ngarkuarve me çështje të posaçme. Nga ministria e Jashtme thonë se heqja e të ngarkuarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor është bërë për shkak të shkurtimeve dhe thjeshtësimeve që janë premtuar para marrjes së pushtetit nga qeveria e tanishme.
Nga kjo ministri thonë për Deutsche Wellen se bashkëpunimi me vendet e BP do të vazhdojë të jetë i ngushtë dhe i thelluar, pavarësisht këtij shkurtimi.
Gjermania do të vazhdojë të mbështesë procesin e afrimit dhe anëtarësimit të këtyre vendeve me BE, e ndër prioritetet mbetet edhe Procesi i Berlinit.
Në Shqipëri shkon sot për vizitë edhe kancelari Friedrich Merz, në samitin Komuniteti Politik Evropian, ku me siguri që do të prononcohet edhe për raportet e Gjermanisë me Ballkanin Perëndimor.

Artikuj të lidhur

Back to top button