Aktualitet/LajmeEditorialKulture

Pse e sajojnë grekët dorëheqjen e Gjergji Goros?!

Anisa Muçaj-

Media shqiptare, me influenca filogrekësh, kanë dy ditë që publikojnë lajmin për një tekst të pashkruar dorëheqjeje, të kryetarit në detyrë, të bashkisë së Himarës, zotit Gjergji Goro. Këtë thashethem të publikuar, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u ngut ta shpërndante në mediat e Greqisë dhe tashmë e ripublikojnë shumë online dhe media të vendit tonë. Grekët po luajnë me strategjinë e bërjes fakt të kryer të një dorëheqjeje nga kryetari në detyrë zoti Goro, duke u ngutur të bëjnë fakt një dëshirë të tyre dhe sidomos të të burgosurit Beleri.
E vërteta është kjo situatë po sajohet pas bashkëbisedimit mes dy kryeministrave Rama dhe Micotaqis në datën 13 dhjetor në Bruksel. Ende nuk është zbardhur plotësisht brendia konkrete e dialogimit dhe marrëveshjes apo debatit Rana- Micotaqis. Por një gjë është e vërtetë: Eshe pse në Krishtlindje, nuk ka dorëheqje të shkruar nga kryebashkiaku në detyrë, Goro. Këtë të vërtetë e pohon publikisht edhe përmes TCh. Ndërsa pyetjes së gazetarëve për një dorëheqje të dorëzuar zyrtarishtprej zotit Goro, prefekti i Vlorës zoti Flamur Mamaj, i përgjigjet:
Duhet të njihni procedurën ligjore. Nëse një kryetar Bashkie vendos për dorëheqje, së pari e paraqet atë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Më pas e dorëzon pranë prefektit të qarkut. Kjo është procedurë ligjore. Diçka e tillë nuk ka ngjarë deri në çastin që po flasim.
Atëhere kush po e sajon paraprakisht dorëheqjen e Goros? Kujt i intereson ky opinion e aq më tepër veprim i pandodhur?! Padyshim grekëve dhe yzmeqarëve të tyre. Pse nguten grekër dhe filogrekër për këtë akt në Himarë?! Është e kuptueshme se e kanë më të lehtë të manipulojnë dhe imponojnë në opinionin publik shqiptar një veprim që u intereson dhe cënon onteresin kombëtar. Në Himarë, nuk ka pasur dhe nuk ka se si të ketë kurrë, një shumicë elektorale që të përfaqësojë shërbime për nacionalizmin helen. Në Himarë ka një elektorat vendor shqiptar që kërkon qeverisje lokale dhe jo politikë përplasëse mes dy fqinjëve. Versioni Beleri është kanceroz për interesat vendore dhe banorët për sot dhe për nesër.
Procesi i zgjedhjeve të reja në Himarë është mundësi e pashmangshme, ndërsa Beleri si kryebashkiak është një pamundësi. Në Himarë duhen bërë zgjedhje të reja dhe aktorët apo subjektet politike nevoitet të orientojnë një tjetër qasje për administrimin vendor dhe jo për palët apo rekrutët nacionalistë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button