Aktualitet/LajmeKryesore

Pse Blinken zgjedh të takojë kreun e SPAK? Ja si përgjigjet Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken është moment i rëndësishëm dhe fakt se Shqipëria është një partner i besueshëm për SHBA.

Sipas saj, një takim i mundshëm i Blinken me kreun e SPAK nuk ka asgjë të pazakontë pasi SHBA ka qenë mbështetësja më e madhe e reformës në drejtësi.

“Është një moment i rëndësishëm për sigurinë në Evropë, botë dhe rajon. Kërkon një momentum të ri komunikimi dhe bashkëveprimi mes partnerësh strategjikë siç është Shqipëria dhe SHBA dhe është kuptimplotë fakti që në rajonin tonë, në këtë situatë delikate për sigurinë sekretari Blinken zgjedh Shqipërinë si partnerin më të besuar.Nuk di për axhendën e Blinken, di që do ketë vizita me kryeministrin Rama, por nuk e shoh as të çuditshme (takimin me kreun e SPAK) se reforma në drejtësi është e mbështetur nga SHBA pa të cilët nuk do të mund ta çonim deri në fund”, tha Spiropali në një intervistë për Euronews Albania.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button