Nga Naser Pajaziti-
Gordana Siljanovska Davkova po i mbush 8 muaj si presidente dhe ende asnjë shenjë e gjuhës shqipe në faqen zyrtare të Presidencës www.pretsedatel.mk
Dhe këtyre ditëve, ajo paska ka vendosur veto ndaj Dekretit që parashikon licencat për çerdhet të jenë në dy gjuhë.
Siljanovskës po i pengon pikërisht kjo pjesë e propozim-ligjit:
“Me ndryshimet e ligjit është përcaktuar që licencat e punës jepen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si dhe në gjuhën që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe alfabetin e saj, si dhe provimet për marrjen e lejes së punës janë në gjuhën maqedonase si dhe gjuhën që flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”
Pse kjo qasje diskriminuese kur dihet se Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë, pavarësisht se shkruan mbi 20%, por që përcakton dhe nënkupton përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me Kushtetutën dhe garantohet me ligj.
A thua shqipja nuk bën pjesë në axhendën e saj presidenciale apo thjesht harrohet që është gjuhë zyrtare, apo ka ndonjë problem tjetër?
Para se të merret me bllokime të proceseve dhe ligjeve, ajo si presidente të nis të respektoj obligimin e saj kushtetues që të zbatoj gjuhën shqipe në faqen zyrtare të presidencës!