Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Presidenti dekreton ligjin e ndryshuar për Komisionet Hetimore Parlamentare

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për komisionet hetimore. Bëhet fjalë për ndryshimet e propozuara nga PS të cilat më pas janë miratuar në dhjetor 2023.

Më herët për këtë çështje Gazment Bardhi ju drejtua presidentit për të mos e dekretuar këtë ligj.

Në njoftimin e Presidencës lidhur me këtë dekret, presidenti argumenton përmes 5 pikave arsyet e vendimit të tij për t’i dekretuar këto ndryshime.

“Për sa i përket kërkesës për përfshirjen e Presidentit të Republikës në procesin e dialogut politik, kjo përbën konsideratë të një natyre të ndryshme nga konsideratat që i takojnë procedurës së kontrollit kushtetues të ligjeve. Kthimi i ligjeve për shqyrtim nuk është instrumenti kushtetues që i është dhënë Presidentit të Republikës për të lehtësuar dialogun.

Ligjet nuk shpallen për hir të “dialogut politik mes palëve”, por si pjesë e procesit legjislativ, për shkakun se kalojnë me sukses filtrin kushtetues”, thuhet në pikën 5 të argumentin të presidentit, që i përgjigjet kërkesës së Bardhit drejtuar presidentit për të mos e dekretuar këtë ligj.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button