Aktualitet/LajmeKronikKryesoreNdodhi

Prangat e Ergys Agasit hapin kapitujt e inkriminimit dhe kapjes kriminale te shtetit ne nivelet me te larta

Nga Arber Dalmati-

Nje nder personat me te shumepermendur ne krejt spektrin multimedial te vendit, i perfolur si kordinator i organizatave dhe strukturave kriminale dhe pushtetareve te larte dhe perfaqesuesve me fuqi vendimarrese ne institucionet me te rendesishme financiare dhe tenderuese te vendit, eshte vene sot pasdite ne pranga nga grupe mikse policesh si nga drejtoria vendore e Durresit, drejtoria e Pergjithshme permes operacionales dhe nen mbikqyrjen e SPAK. Ergys Agasi u prangos nga forca operacionale ndersa udhetonte ne nje segment te autostrades ne Durres, nderkohe qe mediat raportuan se ai po kthehej nga Elbasani. Njoftimi zyrtar i Policise se Shtetit ben me dije se ai ka qene nen shoqerine e nje ish oficeri policie jo vetem i ngritur ne detyre nga ish Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit i perfolur si nje nder autoritetet me te larta te policise me implikime te rrezikshme dhe komunikime me eksponente te rrezikshem kriminale dhe organizata trafiqesh. Oficeri i larguar nga Policia Ulian Shpataraku eshte prangosur nga policia duke iu komunikuar edhe akuzat e prokurorise se posacme per bashkeshoqerim me persona ne kerkim nga Prokuroria e Posacme.

Pas formaliteteve te para nen masa te repta sigurie, Agasi eshte transferuar drejt Drejtorise se Policise se Tiranes, ku mediat kane mundesuar marrjen e pamjeve dhe imazheve te te prangosurit me pantallona të shkurtra dhe një bluzë të bardhë dhe shikime qe ekspozojne nje gjendje te perqendrimit psikologjik. Momentet e shoqerimit me pranga te Ergys Agasit ne mejdisin hyres ne drejtorine e policise Tirane e paraqesin ate te rrethuar nga 6 efektivë të Policisë.

Në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë mbërritur edhe agjentët e BKH-së, të cilët do të ekzekutojnë masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit.

Ndalimi pas me nente muajsh kerkimi i Ergys Agasit u jep fund dyshimeve dhe sidomos kritikave publike per organet e policise dhe sidomos drejtesise per mos prangosjen e personit kyc ne emerimet ne nivelet e larta te Policise se Shtetit, ne Sherbimin Inteligjent, ne Dogana dhe Kadaster, ne sektoret antitrafiqe dhe te luftes kunder krimit te organizuar. Deputete dhe drejtues te larte institucionale para gati dhjete muaj e kontakonin dhe komunikonin me kete person i cili njihej si i plotefuqishmi. Mediat opozitare sot kane njofuar se ne ditet e ardhme do te publikohen te dhena dhe fakte me shume se skandaloze qe implikojne kete person dhe rolin kriminal qe  ka perfaqesuar ai. Nderkohe duhet thene se kulmi i fuqise se ketij personi ne boten e eret dhe ne komunikimet me autoritete ligjzbatuese dhe politikeka qene efhe ne kohen kur kreret aktuale te Policise dhe institucioneve te ;arta kane qene drejtuesit me te rendesishem ne qytetin ku lindi dhe veproi ky person.

Artikuj të lidhur

Back to top button