Aktualitet/LajmeInvestigimKryesoreNdodhiPolitike

Politikanët përballë Drejtësisë në 2024

Nga Vladimir Karaj-

Arrestimet e Ilir Metës, ish-president dhe ish-kryeministër dhe Ilir Beqajt, ish-ministër i Shëndetësisë dhe një prej zyrtarëve të afërt të kryeministrit ishin momentet kryesore të përballjes së politikanëve me drejtësinë gjatë vitit 2024.

Beqaj, i akuzuar si i përfshirë në aferat kontradiktore të koncesioneve në shëndetësi, u arrestua në të nxehtin e korrikut për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian përmes një restoranti. Ndërkohë Ilir Meta u arrestua në mes të autostradës që lidh Tiranën me Durrësi në tetor 2024, pasi një hetimi të gjatë që sipas Prokurorisë së Posaçme provoi përfshirjen e tij dhe bashkëshortes deputetes Monika Kryemadhi në korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Gjatë vitit një mori zyrtarësh të nivelit të dytë, përfshi ish-drejtorë të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës u arrestuan po ashtu nën akuzat e korrupsionit e abuzimit me tendera. Ndërkohë, për një sërë politikanësh, për të cilët përballja me drejtësinë ka filluar më herët, janë marrë vendime dënimi. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako u dënuan nga e Apelit me vendim të formës së prerë për abuzimet në aferën e inceneratorit të Elbasanit. Po ashtu pas një procesi të gjatë u dënua ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i akuzuar për shpërdorim detyre.

Ish-kryeministri Sali Berisha, u dërgua për gjykim për akuzën e Korrupsionit Pasiv në 16 tetor 2024. Berisha, 80 vjeç, është zyrtari më i lartë i opozitës në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Gjatë vitit 2024 Berisha ishte për pjesën më të madhe me masën e arrestit shtëpiak. Masa ndryshoi vetëm në fund të vitit, pai dosja ndaj tij u dërgua për gjykim.  Berisha është nën akuzë bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi. Biznesmeni  dhe financierja Andia Pustina do gjykohen për pastrim parash. Si të pandehur për pastrim parash janë marrë dhe shoqëritë Studio Pustina sh.p.k., Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.  Ata i kanë mohuar akuzat dhe akuzojnë SPAK se po i përndjek politikisht.

Lexo më shumë: Ish-kryeministri Sali Berisha dërgohet për gjykim për korrupsion pasiv

Ilir Meta, Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, u arrestua në 21 tetor të këtij viti.  Ai akuzohet sëbashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi për korrupsion, pastrim të parave dhe mosdeklarim e fshehje të pasurive. SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji në favor të biznesmenit . Sipas njoftimit të shpërndarë nga SPAK, akuza të ngjashme rëndojnë edhe mbi deputeten Monika Kryemadhi, e cila është bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e Metës për dekada, por tashmë ata ndodhen në proces divorci. Meta akuzon prokurorinë e Posaçme për përndjekje politike.

Lexo më shumë: Arrestohet Ilir Meta, politikani kyç i 35 viteve

Monika Kryemadhi, deputete dhe ish-kryetare partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, tashmë e shkrirë,  është nën masën e sigurimit detyrim paraqitje prej 23 tetorit. Kryemadhi, sëbashku me ish-presidentin Ilir meta akuzohen për  korrupsion, pastrim të parave dhe mosdeklarim e fshehje të pasurive. Kryemadhit iu sekuestrua edhe një vilë në kryeqytet. Kryemadhi këmbëngul se akuzat janë politike dhe të pabazuara në prova.

Lexo më shumë: SPAK: Samir Mane dyshohet se ‘korruptoi’ Ilir Metën me një vilë në Rolling Hills

Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë dhe ish-depuet i Partisë Socialiste u arrestua në korrik 2024, i akuzuar për abuzim me fondet e BE-së gjatë kokës që drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC. Gjykata e Posaçme caktoi ndaj Beqajt masë sigurimi arresti në burg, ndërsa ai po hetohet paralelisht edhe për akuzat në lidhje me atë që njihet si afera e sterilizimit të paisjeve dhe sallave të operacioneve në spitale.

Lexo më shumë: “Raport të dobët në respektimin e ligjit”, zbulohen provat që lanë në qeli ish-ministrin Ilir Beqaj

Arben Ahmetaj, ish-deputet dhe ish-zëvendëskryeministër, është nën akuzë për dy çështje. Për shkak se u arratis pas urdhërarrestit, Ahmetaj humbi mandatin e deputetit në fillim të vitit 2024. Ai  ishte një ndër figurat kyçe të kabinetit të kryeministrit Edi Rama përgjatë një dekade, derisa Prokuroria e Posaçme kërkoi autorizimin e Kuvendit për arrestimin e tij në korrik të vitit 2023 nën akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.  Ahmetaj iu shmang drejtësisë dhe pasi u arratis nga vendi, aplikoi për azil në Zvicër në shtator të vitit 2023. BIRN gjeti se Ahmetaj e financonte jetën në arrati me para të lidhura me aferën e inceneratorëve.

Lexo më shumë: Paratë e incineratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt në Zvicër

Lefter Koka, ish-Ministër i Mjedit dhe ish-deputet u dënua me vendim të formës së prerë në nëntor 2024 nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për atë që njihet si afera e inceneratorit të Elbasanit. Koka ishte gjetur fajtor në shkallë të parë, por Apeli i ashpërsoi dënimin ndaj tij dhe i sekuestroi edhe një sërë pasurish të tjera. Koka është i pandehur edhe në aferat e inceneratorëve të Fierit dhe Tiranës, por këto dy çështje janë ende në shqyrtim gjyqësor.

Lexo më shumë: Apeli ashpërson dënimet ndaj Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos

Alqi Bllako, ish-deputet i Partisë Socialiste u dënua bashkë me Kokën dhe të tjerë në nëntor 2024 nga Gjykata e Posaçme e Apelit për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Bllako ishte shpallur i pafajshëm në shkallë të parë, por Apeli vendosi ta dënojë atë me 4 vjet burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Me reduktimin e dënimit nga gjykimi i shkurtuar, Bllako do të vuajë 2 vjet e 8 muaj burg për incineratorin e Elbasanit. Bllako është i pandehur në këtë çështje për vendimmarrjen në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Ashtu si Koka ai është i pandehur edhe në çështje të tjera, ende në proces gjyqësor.

Lexo më shumë: Apeli ashpërson dënimet ndaj Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos

Plarent Ndreca, deputet i Partisë Socialiste, ish-Sekretar i Përgjithshëm në disa ministri u mor i pandehur dhe u dërgua për gjykim nga Prokuroria e Posaçme në nëntor 2024. Ndreca dhe një grup zyrtarësh e ish-zyrtarësh të një sërë institucionesh akuzohen se favorizuan në shkelje ligjore arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë. Prokuoria bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nën drejtimin e Ndrecës bashkëpunuan “në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike”.

Lexo më shumë: SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Jurgis Çyrbja – Ish-deputeti socialist u arrestua në tetor 2024 Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017. Çyrbja akuzohet  për ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’; ‘Përkrahja e autorit të krimit’ si dhe ‘Tregëtimi i sekretit shtetëror”. Pas hetimit të komunikimeve të kryera përmes aplikacionit Sky EÇ SPAK gjeti se ish-deputeti shërbeu si ndërmjetës mes një numri të lartë zyrtarësh shqiptarë të paidentifikuar dhe strukturave të krimit të organizuar në Durrës e Shijak.

Lexo më shumë: Një mori zyrtarësh shtetërorë me ndërmjetës deputetin socialist i shërbyen krimit të organizuar

Vangjush Dako, ish-kryebashkiak i Durrësit dhe një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste u gjet fajtorë dhe u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg nga Gjykata e Posaçme në 25 nëntor 2024.  Gjykata e Posaçme e gjeti fajtor ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, për shpërdorim detyre në dy raste. Dako u arrestua më 6 qershor 2023, por u lirua nga qelia tetë muaj më vonë pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve. Ai qëndron në masën e sigurimit personal “arrest shtëpie”.

Lexo më shumë: Vangjush Dako dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg për shpërdorim detyre

Jorgo Goro, Ish-kryebashkiaku i Himarës akuzohet se është pjesë e një skeme tjetërsimi pronash nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara. SPAK e dërgoi çështjen ndaj Goros për gjykim në shtator 2024 ai u arrestua në fillim të vitit. Veç Goros nën akuzë është edhe ish-kryetari i komanduar  i bashkisë që i zuri atij vendin. Pronat e dyshuara të tjetërsuara nga Goro aktualisht janë në zotërim të bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i shpallur si investitor strategjik nga qeveria “Rama”.

Lexo më shumë: Jorgo Goro u arrestua për tokën ku Artan Gaçi do të ndërtojë si investitor strategjik

Eduart Kapri, ish-kryetar i Bashkisë së Pogradecit, në vitet 2015-2019, i propozuar nga akuzohet nga , SPAK se në bashkëpunim me dy vartës së tij kanë lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me ligjin në një pallat 14-katësh të kompanisë së themeluar nga Kapri, që administrohet nga vëllai i tij.

Lexo më shumë: Ish-kryebashkiaku Eduart Kapri nën akuzë për ndërtimin e një pallati në Pogradec

, ish-kryetar i Bashkisë së Lushnjes u dënua në tetor 2024 me akuzën e fshehjes së pasurisë me 1 vit burg, por dënimi u pezullua. Gjykata e Posaçme po ashtu vendosi konfiskimin e një apartamenti në Vlorë si pasuri e fshehur e Tushes. Ish-kryebashkiak i Lushnjës për gati 12 vjet, Tushe u shkarkua në vitin 2021 kur u arrestua nga SPAK. Para dënimit për fshehje pasurie ai u gjet fajtor për shpërdorim detyre.

Lexo më shumë: Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe shpallet fajtor për fshehje pasurie

Fran Frrokaj, ish-kryetar i Bashkisë së Lezhës u dënua 2 vjet e 8 muaj burg më 23 dhjetor nga Gjykata e Posaçme e Apelit për akuzën e shpërdorimit të detyrës në një çështje tjetërsimi pronash në bregdet. Frrokaj ishte dënuar më herët edhe nga në Shkodër për një çështje të ngjashme.

Lexo më shumë: Tjetërsimi i pronave, Gjykata e Posaçme e Apelit rëndon dënimin e ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj

Safet Gjici, ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit u dënua në qershor 2024 nga Gjykata e Posaçme e Apelit me tre vjet burg për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Gjici pranoi favore seksuale në zyrë dhe premtoi në këmbim fonde publike të bashkisë.

Lexo më shumë: Apeli ndryshon vendimin e Gjicit, dënohet për korrupsion

, ish-kryebashkiake e Patosit u dërgua në gjyq nga SPAK me akuzën e paracaktimin të tenderave. Ish-kryetarja e Bashkisë dhe gjashtë zyrtarë të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, paracaktuan si fitues në dy tendera të njëjtën kompani, që rezultonte se përgjatë tre viteve kishte fituar 32 pocedura prokurorimi të kësaj njësive vendore.

Lexo më shumë: Ish-kryebashkiakja Rajmonda Balilaj, në gjyq për paracaktimin e tenderave

Luiza Mandi, ish-kryetare e Bashkisë së Libohovës u gjet fajtore për shpërdorim detyre, pasi u vërtetua se gjatë zbatimit të një projekti të njësisë vendore që ajo drejtonte, u dëmtua prona e një qytetari, i cili e denoncoi në SPAK. Ajo u dënua në qershor 2024 me 8 muaj burgim.

Lexo më shumë: Ish-kryetarja e Bashkisë Libohovë, Luiza Mandi dënohet për shpërdorim detyre

, ish-kryetari i Bashkisë së Kuçovës u gjet fajtorë për fshehjen e dënimit në Greqi dhe u dënua në janar 2024 me 9 muaj burgim nga Gjykata e Posaçme. Dënimi për Hajdarin u konvertua në 150 orë punë në komunitet.

Lexo më shumë:  SPAK kërkon gjykimin e kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari për falsifikim

Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, u dënua në shtator 2024 nën akuzat e kallëzimit të rremë ndaj vëllait ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe po vuan dënimin në burg. Ndryshe nga politikanët e tjerë të kësaj liste Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit të Përgjithshëm për një çështje të filluar në vitin 2018. Dënimi ndaj Salianjit lidhet me një audio-përgjim të publikuar prej tij në Partinë Demokratike në maj të vitit 2018, ku aludohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafajt bisedonte me një shtetas të quajtur Albert Veliu në lidhje me trafikun e drogës. Pas publikimit të audio-përgjimit, Geron Xhafaj kreu kallëzim për akuzuesit e tij, duke pretenduar se audio-përgjimi ishte i sajuar. Pas shpalljes së vendimit, Salianji e denoncoi procesin si të montuar nga fillimi në fund dhe e quajti veten një të dënuar politik.

Lexo më shumë: Deputeti demokrat, Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg nga Apeli

Edison Memolla, kryebashkiak i Rrogozhinës, u akuzuar për korrupsion në zgjedhje, pasi dyshohet ndikoi tek një elektricist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022. Me 27 dhjetor, SPAK kërkoi dënimin e tij me 1 vit heqje lirie.

Lexo më shumë: SPAK zemërgjerë ndaj korrupsionit në zgjedhje

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, po hetohet nga SPAK për veprat e korrupsionit pasiv dhe aktiv, pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë të pasurisë. Me 26 dhjetor ai u mor në pyetje për më shumë se 5 orë nga SPAK.

 

Artikuj të lidhur

Back to top button