Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Policia e Shtetit si institucion ne tranzicion

Nga Marsida Mucaj

 

Ngjarja tronditese ne Shkoder, ku prej atentatit kriminal gjeten vdekjen tre persona dhe u plagos nje i katert, mes te cileve vdekjen e gjeti edhe nje grua e pafajshme, perben nje ndodhi kulmore te krimit sfidant ne kete qytet. Bandat kriminale ne qytetin e Veriut jane si struktura te patundshme qe jo vetem i bejne karshillek shtetit, por zoterojne pushtetin e tyre te patundshme. Disa reagime nga gazetare dhe reportere si dhe qytetare te lire neper rrjetet sociale dhe mediat online, po hedhin drite parreshtur mbi zoterimet e ketyre bandave te strukturuara kriminale qe shfaqen apo permenden rendom me emrat fisnore Bajraj-Lici ne kete qytet. Policia e Shtetit ka treguar se pari pamundesine e saj per t’i neutralizuar apo edhe per t’i  goditur ne menyre shperberese. Politika i ka perdorur dhe planifikon t’i perdore ato per qellime elektorale dhe sidomos influencimi ne fushat e veprimtarive kriminale, trafiqe, pastrim parash, investime dhe ndikime, etj, etj.

Ministri i ri i Brendshem Ervin Hoxha pas dy muaj e me teper qendrim ne kete detyre, po deshmon se eshte nje drejtues zvarrites dhe jo bindes si reformues. Nderkohe qe Drejtori i ri i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ilir Proda  per me teper se nje muaj po kryen disa procedura te rikompozimit te drejtuesve te larte te policise, perfshi krejt zinxhirin komandues dhe titullaret e 12 qarqeve. Deri tani edhe ministri edhe Drejtori i Pergjithshem kane artikuluar se do te operojne me nje rekord titullaresh te rinj. nderkohe qe proceset konkuruese te shpallura dhe ne kryerje prej tyre po behen qesharake dhe po shkaktojne realitetin e ineficences se krejt strukturave ne tranzicion.

Pa iu larguar rastit kriminal ne Shkoder: Cili eshte motivi qe zinxhiri drejtues i uniformave ne Shkoder, perfshi drejtorin e qarkut dhe zyrtare te tjere qe te veprojne me eficence per zbardhjen e ngjarjes, kur ata jane ne pozitat e gati pezullimit te tyre?! Kjo situate eshte ne te 12 qarqet ku titullaret aktuale kane marre njoftimet verbale se nuk jane me drejtues. Nga ana tjeter kryeqyteti dhe mjediset e diskutimeve publike neper qytetet kryesore te Shqiperise flasin per raporte kompromentuese ndrhyrjeje dhe aleancash mes grupeve kriminale, personave me influenca te fuqishme kriminale mes politikes dhe parase qe bashkeformulojne lista emeraimesh dhe influencimesh ne strukturat ne rikompozim te drejtuesve te Policise se Shtetit.

Policia e Shtetit eshte futur prej dy muajsh ne nje gjendje tranzicioni e cila jo vetem po shkakton kosto, por i ka lene dhe vijon t’i shtoje hapesire krimit dhe strukturave te fuqishme te tij per te zoteruar dhe shtuar terren ndikimi dhe veprimi. Zera nga brenda policise flasin per nje realitet te ri inkriminimi ne nivelet e larta te uniformave blu dhe te procedurave emeruese. Pohimet opozitare dhe akuzat nga eksperte te pavarur intensivisht jane shtuar dhe shtohen perdite.

 

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button