Aktualitet/LajmeBotaKryesore

Polici në SHBA qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi

Policia e Denverit qëlloi për vdekje një grabitës më datë 1 mars të këtij muaji. Ai kishte marrë peng një nga punonjësit e minimarketit 7-eleven në Denver.

Grabitësi i identifikuar me emrin Christopher Koch hyri në dyqan dhe kërcënoi me një mjet të mprehtë. Më pas, policia u lajmërua dhe erdhi menjëherë në vendngjarje.

Grabitësi duke parë vështirësinë që tashmë ndodhej, nuk u dorëzua por kërcënoi dy punonjës duke i futur në pjesën e pasme të dyqanit duke mbyllur derën.

Policët më pas shkallmuan derën ku ishte futur 43-vjeçari bashkë me punonjësit që kishte marrë peng. Forcat e policisë i bën thirrje grabitësit të lëshonte armën dhe punonjësit dhe të dorëzohej.

Ai nuk ka pranuar dhe menjëherë një prej punonjësve të policisë qëlloi me armë zjarri ndaj tij duke e lënë të vdekur. 43-vjeçarin e kapën 36 plumba në trup.

Video e kësaj ngjarjeje u bë publike vetëm ditën e djeshme, pas më shumë se dy javësh pasi kishte ndodhur ngjarja.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button