Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Po s’u ngrit akuza për vrasje, do e bëjmë vetë drejtësinë”-Zamira Durda: Djali im do ishte 24 vjeç sot, ka 16 vitet që tretet në dhe, dhe këta tallen

Zamira Durda, e cila prej 16 vitesh kërkon drejtësi për djalin e saj 7-vjeçar, i cili humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit është shprehur se në gjykatë bëhen pyetje që fyejnë viktimat.

“Jam lodhur 16 vite, të rrojmë dhe t’i kujtojmë. Drejtësia do të jetë e drejtë, shpresoj tek SPAK, por në të gjitha seancat jemi fyer. Pyetjet që bëhen janë të nivelit qesharak, viktimat i ofendojmë, kam folur në sallën e gjyqit më kanë thënë “do dalësh jashtë”.

Është 1-shi me të vërtetë Mediu se ka marrë 26 jetë njerëzish, kjo është për turp të atyre. unë do të bërtas, le të më nxjerrin përjashta. Do ta ngre zërin, drejtësia me sa po shoh, bëhen pyetjeje qesharake. Vazhdon akoma me shpërdorim detyre, ministri nuk pranon që ti përgjigjet pyetjeve. Ishte vrastare për ne, ai s’ka çfarë të thotë, ai do të mbrohet. Pyetjet janë në nivel qesharak. Ai vjen në çdo seancë dhe ka përballë punonjësit e vet që ka pasur, është një lloj presioni.

Një drejtor juridik të thotë që “ministri është 1-shi nga 5 ministrat që kam pasur”. Kështu do të arrihet drejtësia. Po zhgënjehem nga dita në ditë, të mos flitet për viktimat, vazhdojnë akoma me akte administrative, janë 26 jetë. I kanë lënë fëmijët e vegjël. Djali im do të ishte 24-vjeç sot, 16 vite që tretet. Është krim shtetëror, duhet të hetohet e gjithë piramida, nga presidenti, të gjithë kanë qenë në dijeni.

Korrupsioni po dalin me 2 vite dënim, përsa kohë nuk ngrihet akuza e vrasjes. Nuk ka drejtësi nëse nuk ngrihet akuza e vrasjes, në të kundërt do të ngrihemi vetë ne të bëjmë drejtësi”, tha ajo.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button