
Nga Dashnor Kokonozi-
Ndonjë tundim për lavdinë ilirike nuk më ka munguar edhe mua.
P.sh., këmbëngulja se shpikësi i lojës së shahut është Pirro i Epirit.
Natyrisht, nuk mungonin gurët dhe ironitë që binin breshër.
Por më vonë nuk këmbëngulja shumë, sepse nuk më kujtohej ku e kisha lexuar.
Kjo heshtje zgjati deri sot, pra më se gjysmë shekulli.
Sot vendosa të këmbëngul në të njëjtën gjë.
Pra, të them se Pirros së Epirit i atribuohet krijimi i lojës së shahut.
Dhe këtë e kam lexuar në një fjalor italian me natyrë enciklopedike, MELZI. Një botim i fillimit të shekullit të kaluar.
E gjeta sot pa dashje, teksa po hidhja ca libra të vjetër. Erdhi radha edhe për Melzin e çmuar dhe besnik të rinisë sime, që e kisha si një sferë magjike të kulturës së madhe botërore në duart e mia. Pikërisht atë çast m’u kujtua se atë punën e shahut e kisha lexuar tamam aty.
Dhe e gjeta.
Nga një shënim, më del se atë fjalor ma kishte dhuruar dikur një studiues shkodran që e vlerësoja shumë, Fadil Podgorica. Diku në mesin e viteve ’70.
Shkoja shpesh në Shkodër për të realizuar emisione mbi folklorin me të, gje që nuk e bënte kërrkush tjetër, se rrinte disi në hije.
Tani po bërtas edhe një herë:
Pirro i Epirit supozohet se është shpikësi i lojës më të bukur në botë: SHAHUT.
E thonë armiqtë e tij më të medhenj!
Këtë tani po e mbështes edhe me një foto!



