Kryepeshkoi Anatas Janullatos ndodhet në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Kisha Ortodokse ka njoftuar se gjendja shëndetësore e kryepeshkopit pësoi një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv.
“Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas
Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar. Nga administrata e spitalit”, thuhet në postimin e Kishës Ortodokse.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos u transferua më 3 janar nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë.
Kryepeshkopi 95-vjeçar, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet më 30 dhjetor.
Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, gjë që solli vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.