Aktualitet/LajmeNdodhi

Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Vorë

Ditën e sotme, është përfshirë nga flakët një qendër tregtare në Marikaj të Vorës.

Ende nuk dihen detaje sa i përket shkakut të zjarrit, por zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit në godinën e përbërë nga disa dyqane veshjesh.

Flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, por të ndikuara edhe nga materialet që gjenden brenda në godinë.

Burime nga vendi i ngjarjes, bëjnë me dije se në momentet kur godina është përfshirë nga flakët, në godinë nuk ndodhej asnjë punonjës, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Artikuj të lidhur

Back to top button