Aktualitet/LajmeSport

Performanca e dobët, mediat britanike të bindura: Chelsea nxjerr në shitje Armando Brojën!

Chelsea ka nxjerrë në shitje Armando Brojën. Sipas asaj që shkruan “The Athletic”, blutë e Londrës presin oferta për sulmuesin shqiptar dhe do ishin të kënaqur, edhe nëse Broja largohet që në janar.

“Chelsea ka dëshirë të lejojë Armando Brojën të largohet në mënyrë permanente dhe një largim i tij i mundshëm nuk është në varësi të blerjes së një zëvendësuesi nga Blutë e Londrës.

Ka interes nga disa klube të ndryshme për sulmuesin 22-vjeçar, përfshirë Fulham, West Hem dhe Wolves. Çdo interes për një rekrutim të ri në janar apo në verë, nuk ka lidhje me situatën e Brojës, teksa Nkunku pritet të kthehet nga dëmtimi shpejt”, – shkruan The Athletic.

Performanca e Armando Brojës nuk ka qenë shumë e mirë kohëve të fundit, për shkak të një dëmtimi që jo vetëm e la jashtë fushe për një kohë të gjatë por edhe kushtëzoi mjaft në formën e tij. Lojtari ka luajtur 13 ndeshje në kampionat këtë edicion dhe ka realizuar 1 gol.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button