I jepet sot lamtumira e fundit shkrimtarit të madh Ismail Kadare, i cilësuar si kolosi i letërsisë shqipe që futi Shqipërinë në hartën botërore letrare.
Homazhet po mbahen në Teatrin të Operas dhe Baletit, ku marrin pjesë familjare, miq, figura dhe personalitete të larta e dashamirës. Gjatë ceremonisë, në sfond u interpretuan poezitë e tij ikonike.
Në fotot e siguruara nga LSA, shihet edhe bashkëshortja e tij, Helena Kadare dhe vajzat e saj, veshur në të zeza e me lot në sy.