KryesoreOpinionsPolitike

PËR ZOTIN GAZMEND BARDHI DHE SHOKET E TIJ

Nga Gezim Zilja-
Sa lexova në Statusin e Kryetarit të grupit parlamentar te PD-së : “… Dënoj me forcë sjelljen e Qeverisë në raport me protestën e ligjshme të banorëve të disa fshatrave në Roskovec. Jeta dhe shëndeti i tyre, por edhe puna e mundi në bujqësi, janë shumë më të rëndësishme se çdo akt korruptiv apo klinetelist i Qeverisë së Edi Ramës. Nuk mund të ndodh kurrë që shqetësimi legjitim i banorëve të mos dëgjohet. Sot në opozitë dhe nesër në qeverisje, kemi qenë dhe mbetemi krah banorëve…” Prap po citoj Saadiun e Madh që ka profetizuar këtu e tetëqind vite më parë:
Bota duhet që të tundet
Nga kaq lotë që derdh unë
Por ç’e do se kur qaj unë
Bota bën të thellin gjumë
Kështu po ndodh me shumë veprime të PD-së. Ti mendon zoti Bardhi që para se të hanë bukë, roskovecarët, puthin “letrënqarje” tënde dhe e kthejnë atë në guxim, forcë e besim të PD-ja, si shpresë e popullit!? Ndoshta ti mund të kesh të drejt e unë gaboj, por shumë themelues të PD-së, ( PD qëllimisht nuk ka arkiv të mirëfilltë, vetëm libra për marshallin ka atje) miq të mi, mendojnë si unë. E meqë ra llafi unë kam një propozim:
Protestën tjetër zoti Bardhi e bëni jo në rrugët plot kafene të Tiranes, por në Roskovec ose në Vlorë, te TEC-et lundrues. Aty bëni mosbindje civile ( nuk them tu vini zjarrin TEC-ve lundruese) dhe jo të pengoni njerëzit të mos shkojnë te fëmijet e familjet pas një dite pune të lodhëshme. Pastaj shkoni më vonë, (por jo shumë) në Surrel, vilat e Hamallajt, resortet e Tiranës, kerpudhat helmatonjese te Dhermiut, ose rrethoni Kryeministrinë, që çerdhja e hajdutëve dhe tradhëtarëve të mos futen nëpër zyra, të kuptojmë edhe ne se çfarë është mosbindja civile! Sa po përpiqemi ne, ca pak vlonjate, e lebër safi, 24 karatesh të Lumit të Vlorës( jo nga ata që bëjnë këngë për Ramën për një brinje keci e dy dopio raki) dhe dy shoqata mjedisi me Niko Dumanin e Olsi Nikën e mençur e të palodhur për Lumin e Vlores dhe TEC-et e Bangladeshit. Ne gjyq jemi me qeverinë. PD-ja e Vlorës pas dy vjet e gjysmë mezi u shkund, u bë e gjallë dhe bëri një dekllaratë anemike me pesë vetë, për TEC-et e Vlorës, ku shquante qethja perfekte dhe kullarua fringo e dekllaruesit. Afrohuni më shumë me njerezit JO me kafenetë, pucetat, thashethemet e katundeve edhe pse mund te quhen Tirane, Vlore, Korçe, etj, sallen e Kuvendit e udhëtimet jashte shtetit. Kam degjuar ( informacion i vërtetë) që shumë prej jush keni filluar e bëni rrathë koncentrikë, (disa edhe vallzojnë) para Marshallit, që tu përfshi në deputetet e listës, thënë ndryshe, deputetët e xhepit. Humbët shumë pikë, kur nuk kërkuat 100% listat e hapura. Ja fusha ja mejdani thotë populli. Mos na sillni shembuj me shtete te tjera. Ne jetojmë në Shqipëri, ku ende femijës i thahet buza për një gotë qumësht e një supë të ngrohtë. Nejse! Do të të shkruaj prapë, sigurisht miqësisht, se jam duke luajtur domino me ca veteranë të PD-së së viteve ’90 , por nga që nuk keni arkiv, PD-ja nuk i mban mend…

Artikuj të lidhur

Back to top button