Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Parlamenti grek voton projektligjin për martesat brenda të njëjtës gjini, Greqia bëhet vendi i parë me shumicë ortodokse që…

Greqia u bë vendi i parë me shumicë të krishterë ortodoksë që legalizoi martesat brenda të njëjtit seks. Çiftet e të njëjtit seks tani do të lejohen ligjërisht të birësojnë fëmijë pas votimit të së enjtes me 176 vota pro dhe 76 kunder në parlament. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se ligji i ri “do të shfuqizojë me guxim një pabarazi serioze ne këtë vend”. Por vendimi është kundërshtuar nga nje masë e madhe njerëzisht, kryesisht besimtare ortodokse, te cilët mbajtën një tubim në Athinë. Shumë prej tyre shfaqën pankarta, mbanin kryqe, lexuan lutje dhe kënduan fragmente nga Bibla në sheshin Sintagma të kryeqytetit.

Kreu i Kishës Ortodokse, Kryepeshkopi Ieronymos, tha se masa do të “korruptojë kohezionin social të atdheut. Projektligji kishte nevojë për një shumicë të thjeshtë për të kaluar në parlamentin prej 300 anëtarësh. Mitsotakis e kishte mbrojtur projektligjin, por kërkoi mbështetjen e partive opozitare për ta kaluar atë.

“Njerëzit që kanë qenë të padukshëm më në fund do të bëhen të dukshëm rreth nesh dhe bashkë me ta, më në fund shumë fëmijë do të gjejnë vendin e tyre që u takon. Reforma e bën jetën e disa bashkëqytetarëve tanë më të mirë, pa u hequr asgjë jetës së shumë njerëzve”.
Votimi është mirëpritur nga organizatat LGBTQ në Greqi. Pesëmbëdhjetë nga 27 anëtarët e Bashkimit Evropian kanë legalizuar tashmë martesat e të njëjtit seks. Martesat brenda të njëjtit seks lejohen në 35 vende të botës.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button