Aktualitet/LajmeKryesoreKulture

“Parashqevia ishte një vajzë tepër simpatike”, kompozitori Tukiçi rrëfen si zbuloi talentin e këngëtares së njohur

David Tukiçi, kompozitori i njohur, në një intervistë me Skype në News 24 foli më tepër për Parashqevi Simakun.Tukiçi tha se ka zbuluar i pari talentin e Parashqevisë, kur ishte në zbor në Kavajë, pas mbarimit të shkollës së lartë. Sipas tij, Parashqevia në atë kohë ishte shumë e re dhe një vajzë simpatike.

Më pas, Tukiçi tregon se punoi në RTSH, ku propozoi që të këndonte edhe Parashqevi Simaku. Kjo e fundit mori pjesë në festival dhe arriti të lërë gjurmë, duke u nderuar edhe me çmime

David Tukiçi, kompozitor: Parashqivi Simaku ka qenë një talent, që e kam zbuluar në vitet 1980. Pasi mbarova shkollën e lartë për kompozitor, më caktuan të bëj zborin në Kavajë. Simaku ishte një vajzë që kishte talent bio, ishte tepër e re. E zbulova Parashqevi Simakun si talent. Ishte një vajzë shumë e brishtë, simpatike. Unë kompozova një këngë atje dhe e këndova në duet me Parashqevinë.

 

 

Isha i pari që e aktivizova. Unë punova më vonë në RTSH dhe atje e propozova që të këndonte dhe ajo këndoi dhe mbeti në memorien e shqiptarëve. Më tej nuk e kam parë më. E pashë videon tani. Traumat e jetës e plagosin njeriun. Por unë mendoj se Parashqevia mund ta marrë veten. Nëse ndihmohet nga shteti, mund ta marrë veten patjetër, për të qenë Parashqevia që ka qenë dikur”, tha ai.

Artikuj të lidhur

Back to top button