Burri rreth 30 vjeç hipi në autobusin 109 dhe teksa pinte cigare nisi konfrontimet me pasagjerët e tjerë. Situata u përshkallëzua shpejt kur burri nxori një shishe me lëndë kimike.
Ai më pas mbajti për rreth tri orë peng mjetin dhe pasagjerët, derisa policia ndërhyri dhe e neutralizoi.
Policia Metropolitane lëshoi një deklaratë ku u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën dhe u kërkoi këmbësorëve e drejtuesve të mjeteve të kërkonin rrugë alternative. Po ashtu u vendos një perimetër sigurie për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar çdo dëm për publikun.