Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

“Pak para se të ndodhte vrasja, viktima dhe autori debatuan në tualetet e shkollës”, Mullai: U përqafuan në praninë e oficeres së policisë dhe…

Vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani, nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik në vend.

Lidhur me ngjarjen e rëndë foli sot në studion e News 24 zëdhënësi i policisë, Genti Mullai, i cili tha se viktima dhe autori debatuan dje ashpër në tualetet e shkollës.

Sipas tij viktima dhe autori patën një konflikt me tone të larta në tualetet e shkollës para se të ndodhte tragjedia jashtë shkollës.

Por kur ata u pyetën nga oficerja e policisë thanë se ishte thjesht një debat që kaloi dhe janë përqafuar me njëri tjetrin duke qeshur për t’iu shmangur në këtë mënyrë pyetjeve të oficeres së sigurisë.

14-vjeçari që ndërroi jetë i tha oficeres së policisë së ka sharë në tualet kot, më pas u pajtuan me njëri tjetrin në prani të oficeres.

Genti Mullai: I shpreh ngushëllime familjes. Është ngjarje që nuk nxjerrë larë askënd. Me informacionet që kemi në shkollën Fan Noli është një oficere policie. Oficerja e policisë ka thënë se ka kryer të gjithë procedurat.

Dy adoleshentët kanë debatuar ashpër në tualet. Mësuesja kujdestare ka marrë adoleshentët dhe i ka dërguar te oficerja e policisë. Agresori dhe viktima nuk kanë qenë problematikë.

Të dy kanë përqafuar njëri-tjetrit, duke qeshur. Këto kanë ndodhur ditën e hënë. Për çfarë ka ndodhur të premten, policia nuk ka pasur informacion. Janë pyetur disa herë dhe janë pajtuar me njëri-tjetrin.

Oficerja e ka referuar ngjarjen në shkollë. Oficerja e policisë ka menduar se konflikti ishte mbyllur, duke qenë se ishin nxënës të mirë në mësime.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button