Aktualitet/LajmeBota

Nuk ka paqe mes Hamasit dhe Izraelit! Ushtria izraelite kryen bastisjen më të madhe në Ramallah

Forcat ushtarake izraelite kanë hyrë në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor duke varë një fëmijë dhe disa të plagosur.

Fëmija 16 vjeçar, vdiq pasi u qëllua nga forcat izraelite në qafë dhe gjoks, tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë palestineze. Dëshmitarët raportuan gjithashtu se të paktën tre të rinj palestinezë të tjerë u plagosën gjatë sulmeve.

Ushtria izraelite bastisi kampin Amari të hënën, konfiskuan një automjet dhe shkatërruan disa shtëpi mes konfrontimeve me dhjetëra palestinezë, citon Reuters.

Paralelisht, luftime të përgjakshme kanë ndodhur në Rripin e Gazës ku të paktën 12 persona, përfshirë pesë gra dhe dy fëmijë, u vranë gjatë një sulmi izraelit që goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve në Gazan qendrore.

Sipas dëshmitarëve dhe stafit të spitalit, dy sulme izraelite në jugperëndim të qytetit shkaktuan të paktën pesë viktima dhe shkatërrimin e një kamioni shpëtimi.

Në muajt e fundit militantët palestinezë kanë kryer gjithashtu sulme të shumta kundër trupave dhe civilëve izraelitë në Izrael dhe Bregun Perëndimor, duke vrarë të paktën 17 persona, sipas shifrave izraelite.

Në një përpjekje për armëpushim, zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris i kërkoi grupit militant palestinez Hamas të binte dakord për një armëpushim të menjëhershëm gjashtë-javor, ndërsa i kërkonte me forcë Izraelit të bëjë më shumë për të rritur dërgesat e ndihmave në Gaza, ku, sipas saj, njerëz të pafajshëm po pësonin një “katastrofë humanitare”.

Komentet e Harrisit ishin ndër më të mprehtat të bëra nga një udhëheqës i lartë i qeverisë amerikane të cilat i bëjnë thirrje Izraelit të lehtësojë kushtet në Gaza. Izraeli bojkotoi bisedimet e armëpushimit të Gazës në Kajro pasi Hamasi refuzoi kërkesën e tij për një listë të plotë me emrat e pengjeve që janë ende gjallë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button