Në fillim të muajit nëntor 2024, në Prishtinë do të zhvillohet veprimtaria e rëndësishme e ndarjes së çmimeve vjetore nga UGSH
Tiranë më 4 Shtator 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të përvitshme nga JTI, shpall konkursin per çmimet “Vangjush Gambeta” 2024 për gazetarinë ekonomike:
Për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti.
Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar ose online, si edhe publikimin më të mirë ekonomik të realizuar në mediat televizive.
Në këtë konkurs ftohen si përherë edhe gazetarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Kopjet e materialeve duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit shqiptar të Medias), brenda datës 5 Nëntor 2024 ose ne adresën zyrtare të imeilit: [email protected]
Jeni të mirëpritur!!
Zyra Informuese
Unioni i Gazetareve Shqiptare