Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Një spiun me pak” – Tre deputetë braktisin mbledhjen pasi Tritan Shehu u ankua se po e spiunojnë

Tre deputetë demokratë janë larguar nga mbledhja e grupimit të opozitës, që u mbajt sot (24 janar) në mesditë.

Në debatin me dyer të mbyllura, të siguruar nga gazetari i News24, Osman Stafa, deputeti Tritan Shehu ka ngritur shqetësimin se pse dalin informacionet nga mbledhja.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Helidon Bushati, Agron Gjekmarkaj dhe Dashnor Sula janë larguar nga mbledhja.

Dashnor Sula: Ne duhet të jemi të besueshëm për njerëzit. Duhet të kemi propzimin e një qeverie në hije, ku të jënë figura të pastra opozitare. Askush nuk e mendon që Sali Berisha të bëhët kryeministër dhe ne që të jemi përballë Ramës një alternative duhet të kemi një qeveri në hije me figura të pastra.

Asllan Dogjani: Ne duhet ta vendosim sot se kur do të mbajmë mbledhjet në seli.

Tritan Shehu: Pse dalin diskutimet nga kjo mbledhje. Është e palejueshme dhe e papranueshme që na dalin fjalët. Ne duhet të kemi një deklaratë të ashpër si grup për të mbrojtur liderin e opozitës, Sali Berishën.

Helidon Bushati: Tritan unë po çohem që mos kem asnjë peng, që ta dish që s’ta kam nxjerrë unë. Pra po pastrohem. (Ikën nga mbledhja)

Agron Gjekmarkaj: Po iki edhe unë Tritan, një spiun më pak këtu, që unë të mos akuzohem.

Dashnor Sula: Edhe unë po iki Tritan.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button