Aktualitet/LajmeSport

Një rival më pak për Asllanin, Interi nxjerr në shitje mesfushorin italian

Stefano Sensi është zyrtarisht në shitje nga Interi, me klubin zikaltër që kërkon ta largojë kundrejt një shume mesfushorin italian.

28-vjeçari nuk ka shkëlqyer me klubin zikaltër edhe për shkak të dëmtimeve, teksa kontrata e tij skadon këtë verë.

Për këtë arsye, Interi kërkon që të përfitojë diçka nga largimi i tij, teksa nuk kërkon që ta humbasë me parametra zero.

Kjo do të thotë që për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani do të ketë një rival më pak në skuadër.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button