Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Një prej autorëve të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është futbollist!

Një prej autorëve të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është një futbollist i kampionatit shqiptar.

Bëhet fjalë për Romario Tabakun, aktualisht i shpallur në kërkim për ndihmën që i dha autorëve të sulmit. Tabaku, sipas policisë, ka transportuar tre autorët me automjetin tip “Audi” me targa “AB 696 JT”, duke i ndihmuar të largohen nga vendngjarja.

Tabaku është futbollist, dhe deri para pak kohësh ka luajtur me ekipin e Tërbunit. Ai në rrjetet sociale thotë se gjithashtu ka qenë pjesë e ekipeve të Dinamos dhe Partizanit.

Sipas Policisë së Tiranës, sulmi ndodhi pasi Mëngjesi kishte fituar gjyqin për pronën e një familjeje në Tiranë, por këta të fundit nuk kishin pranuar t’i shlyenin detyrimet ndaj studios ligjore të avokatit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button