BlogEditorialKryesoreRajoni

Një parlament që çdo 48 orë e përsërit të njëjtën marrëzi

Nga Enver Robelli-

Një parlament që çdo 48 orë e përsërit të njëjtën marrëzi.
Një kryeqytet që s’mundet të heqë as mbeturinat dhe është përshtatur me duhmën e padurueshme – një lloj parfumi i poshtërsive.
Një qeveri që mbetet peng i politikave simbolike.
Një opozitë që e sheh politikën vetëm si alternativë përfitimesh afatshkurtra.
Një klasë politike të cilës nuk i bëhet vonë për asgjë.
Një kinse elitë që refuzon të kuptojë ndryshimet dramatike gjeostrategjike në botë dhe që e sheh politikën, gjithnjë e më shumë, vetëm si biznes – jo si shërbim.
Një grusht cinikësh kujdestarë, të cilët koktejin e tyre “analitik” e përziejnë me gjysmë të vërteta për të ndërtuar një rrenë të madhe.
Një opinion publik i dëshpëruar, i dezorientuar dhe i demotivuar.
Dhe çdo ditë – një oqean helm për të acaruar, poshtëruar dhe përdhosur tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe.

Artikuj të lidhur

Back to top button