BlogEditorialKryesoreOpinions

Nje histori fetare…

Nga Sazan Gjomemo-
Pashe festimin e Fiter(!)Bajramit ne Tirane. Me shume se 100000 vete ne Sheshin Skenderbej dhe ne rruget hyrese, shume me teper se ne festen e Dites se Pavaresise. Dhe asnje fjale shqip. Uroj çdo bashkesi dhe individ qe feston sipas bindjes fetare, por pse te kryhet kjo ceremoni ne sheshin kryesor te Kryeqytetit, kur ne Tirane ka nje xhami te madhe me nje mjedis te mjaftueshem perreth dhe disa xhami te vogla. Sidoqofte, kjo eshte pune qe duhet ta vleresoje Qeveria dhe Bashkia…
I telefonova nje te njohuri ne fshatin e lindjes, ne Tragjas dhe e pyeta si festuan, si kaluan e si gezuan atje. Ai mu pergjigj shkurt: “Mire kaluam. Dolem nga klubet e restorantet perreth burimeve, roje si çdo dite, se mos na vinin”ata”me fadroma e çekiçe… Kush pati e theri edhe ndonje qengj. Kush deshi beri edhe urime. Ti e di, nuk kemi as xhami. Ç’na duhet?”
Pergjigja e tij me kujtoi nje ngjarje nga Lufta e Vlores me 1920. Nje dite ne mes te qershorit, qe binte dite Bajrami, dy batalione te ushtrise italiane u nisen per te marre kodrat e poshtme te Shashices, ku mbronin 400 luftetaret e Dukatit, te Tragjasit e te Radhimes, me mendimin se ata do kishin shkuar neper shtepira per festen fetare. Por ata ishin te gjithe atje, me Komandant Alem Mehmetin ne krye dhe me nje ndeshje te rrepte i vune perpara ushtaret armiq deri ne pozicionet e tyre te fortifikuara ne Vlore…
Nuk jane besimtare te indoktrinuar bashkefshataret e mi. Ka nje histori te veçante hyrja e fese muslimane ne Tragjas, por edhe ne Laberi. Pasi rezistuan me shume se nje shekull pas vdekjes se Skenderbeut, me kater kryengritje te medha te Himares, si quhej gjithe Laberia ne ate kohe, dhe luftime te tjera me te vogla, te mpakur e te varferuar, shume vete braktisen vendin. Ne Tragjas u masakruan dhe u larguan qindra familje. Qendruan vetem 12 familje, te cilave nuk u beri zemra te braktisnin trojet e veta. Bene nje “kompromis” me pushtuesin, per te qendruar ne shtepite dhe trojet e veta, duke nderruar emrat, por qe atehere e ne vazhdim nuk nderruan shpirtin, nuk nderruan qenesine e tyre arberore dhe nuk iu nenshtruan as osmanizmit politik as osmanizmit religjioz. Vendosen emra muslimane, por ruajten mbiemrat e vjeter, ato qe i kishin trasheguar ne shekuj e qe i dallonin nga pushtuesit. Deri sot ata percaktohen si Gjonmistraj, Gjonvarfaj, Gjoni, Gjonzeneli, Gjonmemo, Skendogjonaj, Aligjonaj, Mehmetgjonaj, Ahmatgjonaj. Ɓoçari, Thanasi, Mertiri, Dova, Ruci, Pulo, Shyti…Fene muslimane dhe gjuhen turke ata i konsideruan si fe dhe gjuhe te pushtuesit.
Per 200 vjet ata as nuk”u kujtuan” as nuk u kujdesen te ngrinin xhami, as nuk kerkuan dhe as nuk paten hoxhe ne fshat.”Hoxhen” e pare ua çoi Ismail Bej Vlora i Pare, gjyshi i Ismail Qemalit. Ai ishte Mahmud Shyti, i cili mbante titullin hoxhe, por qe kishte si fe te pare atdhetarizmin. Edhe ai nuk”u kujtua”te ngrinte xhami. Perkundrazi, ai, bashke me kapedane te tjere ishte nder udheheqesit e dy kryengritjeve te Laberise kunder turqve. Ne vitin 1808 ne fshat shkoi per vizite shkrimtari francez Pukevili, perfaqesuesi i Napoleonit prane Ali Pashe Tepelenes. Ai u takua me hoxhen, u njoh edhe me emrat muslimane te banoreve, por ne librin e tij te kujtimeve i quan ata te krishtere, ngaqe nuk pa asgje muslimane ne sjelljen dhe psikologjine e tyre. Xhamia ne Tragjas u ndertua ne vitin 1810 nen detyrimin e Ali Pashe Tepelenes, 200 vjet pasi ata kishin nderruar formalisht emrat. Ai, madje, i internoi burrat dhe te rinjte e fshatit per dy vjet, derisa banoret paguan per ndertimin e xhamise.
Ne vitin 1848 ne Tragjas shkoi shkrimtari dhe piktori i shquar anglez, Eduard Lir. Ai”u habit”qe grate tragjasiote nuk mbanin perçe dhe nuk fshiheshin nga burrat e huaj, ndersa vajzat e Tragjasit qe mbushnin uje pa droje te kroi dhe te burimet i quajti “ladies-zonjusha”.
Me hapjen e xhamise ne vitin 1810 nisi edhe shkolla”turke”. Por mesuesi hoxhe, Mahmud Shyti e bente mesimin ne gjuhen shqipe. Nen shembullin dhe porosine e tij, shqip vazhduan edhe hoxhemesuesit e tjere me pas. Ne vitin 1876 ne Tragjas shkuan Rilindasit e medhenj Hasan Tahsini ose Hoxha Tahsim dhe Naim Frasheri. U mrekulluan edhe ata me shqiptarizmin e patundur te banoreve. Hoxha Tahsim nuk i foli hoxhes tragjasiot Mulla Ahmatgjonit per fene dhe kuranin, por per mesimin dhe leximin e gjuhes shqipe. Kuptohet çfare porosish la edhe poeti i ri Naim Frasheri.
Pak kohe me pas, atdhetari Ariz Ferati dhuroi truallin ne vendin me te bukur e me te dukshem te fshatit si dhe pasurine e tij per ndertimin e shkolles, me qellim qe sipas porosive te dy Rilindasve, mesimi te behej jashte xhamise. Hoxha i ri, Mulla Beqir Ormeni, u be mesuesi i pare i shkolles se re, qe vazhdoi dhe me fort traditen e mesimit ne shqip deri ne shtator te vitit 1913, kur ai dhe mesuesi atdhetar Islam Ramohito ia dorezuan shkollen djaloshit, qe me pas do behej Hero, Avni Rustemit, i cili bashke me ndihmesin e tij, Islam Ramohito, u bene mesuesit e pare te shkolles, kur ajo nisi zyrtarisht programin e shkolles kombetare ne shtetin e pavarur shqiptar, u cili ishte shpallur vetem pak muaj me pare.
Qysh kur u ndertua(vetem 50 metra larg xhamise), shkolla u be qendra shpirterore e fshatit. Ne vitin 1943 shkolla dhe xhamia u dogjen nga ushtria italiane dhe me pas u rrenuan nga ushtaret gjermane. Ushtaret gjermane u ndoqen me lufte nga krahina me 10 tetor 1944, duke lene te djegura e te rrenuara, jo vetem shkollen dhe xhamine por te gjitha shtepite e fshatit. Por banoret e Tragjasit, megjithese nuk kishin nje strehe per te futur koken e filluan rindertimin me ngritjen e shkolles. Me pak se dy muaj pas çlirimit, me 1 dhjetor 1944, shkolla rihapi dyert me mesues kryesor Zenel Dervishin dhe ndihmes Kamber Xhuvelin.
Po çfare ndodhi me xhamine? Banoret e Tragjasit nuk ishin”muslimanizuar”aq sa te ndjenin nevojen e saj dhe nuk e rindertuan me ate. Ata ishin dhe jane ende te paxhami, por jo detyrimisht te gjithe ateiste ose te pafe. Nuk ishin e nuk jane te paPerendi, apo te pa Zot. Per shekuj me radhe ata i kishin qendruar besnik besimit te tyre te lashte, qe Zotin e shikonin jo aq ne tempullin apo ne ndertesen fetare, por te natyra, te mali, te ujrat e tyre te shumta, te burimet qe i kishin si te shenjta e si bekim nga vete Zoti. Ata moren nga dy fete Njezoteshe kryesisht ato rite qe pershtateshin me psikologjine dhe mendesite e trasheguara. Nuk i kishim degjuar kurre prinderit tane te betoheshin”Per Muhamet”apo”Per Pejkamber”, ndoshta te paret nuk ishin betuar edhe”Per Krisht”apo “Per “Shen Meri”. Por ata kishin betimet e veta, si: Per ate Zot, Per ate Qiell, Per Buken qe ha, Per Ujin qe pi, Per Nder… dhe natyrisht, per jeten e pjesetareve te familjes…
Ne fillim te viteve ’90 te shekullit te kaluar, kur nisi ringritja e institucioneve fetare, ne Tragjas shkoi nje dergate e madhe fetare me drejtuesit me te larte te klerit musliman te Tiranes dhe te Vlores dhe u propozoi tu ndertonin xhamine, nga e cila i kishte privuar komunizmi… Por nje prej burrave te fshatit, Ismail Ferati, pikerisht nipi i dhuruedit te truallit dhe te parave per ndertimin e shkolles, i cili vete nuk ishte pare me sy te mire nga sistemi i rrezuar, u kerkoi “Qe me perpara te rregullonin shkollen sepse ishte vjeteruar e demtuar, pastaj shihnin e benin edhe per xhamine…” Por dergata e klerikeve donin me doemos xhamine. Keshtu ne Tragjas, nuk ka ende xhami apo institucione tjeter fetar.
Dhe kjo nuk perben ndonje blasfemi apo mekat te tyre. Megjithese te paxhami, banoret e Tragjasit, te dashuruar me shkollen, jane nje nga bashkesite me punetore, te qeta e me te moralshme, ne kuptimin me te gjere, me mirekuptim me njeritjetrin dhe te ndergjegjshem per zbatimin e ligjeve, dukshem te dallueshem nga bashkesi te tjera. Keshtu duket sikur ata jane edhe me prane Zotit se ata qe kane e shkojne e luten neper kisha e xhami. Me sjelljen e tyre ata tregojne se e kane Zotin brenda vetes.. Per shume dhjeteravjeçare atje nuk ka shkelur kembe polici, per cenim te rendit apo per ngjarje te ndryshme negative.
I vetmi rast ishte perpara pak ditesh, kur shteti dergoi 200 police per te thyer rezistencen e banoreve qe jane ngritur per mbrojtjen e burimeve te fshatit, te cilat duan t’i trafikojne pertej Llogorase per interesa te disa investitoreve ne biznesin e turizmit, duke neperkembur ne ekstrem interesat dhe te drejtat jetike te banoreve te fshatit dhe te krahines. Duket se po ndeshkohen edhe nje here tjeter, si ne kohen e Ali Pashe Tepelenes, ngaqe”nuk kane xhami”, kete here jo me internim, por me marrjen e ujit.
Si i thone fjales, gjuha vete tek dhembi qe dhemb.

Artikuj të lidhur

Back to top button