BotaKryesoreNdodhi

Një grua e vogël si Anne Muller

Nga Dashnor Kokonozi-
Është psikoterapeute, por në fakt, vetëm tani mësova se ishte e tillë. Gjithmonë e kam njohur si kryetare të shoqatës sonë. Këto ditë ajo na ftoi në një ekspozitë fotografike me pamje nga udhëtimi i saj i fundit në Santiago të Spanjës.
Anne bëri diçka që unë ende nuk kam guxuar ta bëj: eci plot 2.400 km, me këmbë nga dera e shtëpisë së saj, diku pranë Detit të Veriut e deri në Santiago të Spanjës :
(Unë një copet kam bëre vetëm 2000 km.)
Pas një jave rrugë, kaloi mespërmes Parisit, zbriti në jug, kapërceu Pirenejtë, eci buzë Biskajës, kapërceu vargmalet kantabrike dhe më në fund zbriti në Santiago.
Dhe të gjitha këto vetëm e pa ndalur asnjë ditë.
Vërtet diçka e jashtëzakonshme, të cilën ajo e tregoi me thjeshtësinë më të madhe.
Por më shumë se fotot, ishte rrëfimi i Annës për njerëzit që kishte njohur gjatë rrugës, ai që na bëri të shpërthenim në të qeshura.

Artikuj të lidhur

Back to top button