BlogKryesoreKultureNdodhiOpinions

Një dedikim i përveçëm nga i shquari, Xhevahir Spahiu per poetin e madh Agolli…

Nga memuaret e poetit te shquar Dritero Agolli, bija e poetit ka publikuar një dedikim te përveçëm nga i shquari poet dhe mik i tij, Xhevahir Spahiu …

I dashur Dritëro,
është nder të kesh një mik si ti , me shpirt të gjerë e mendje aq pjellore , i ëmbël si rrushi e djegës si një spec, me kupën plotpërplot me gazavajin e kësaj bote . Ne që erdhëm pas teje ( e të tjerë që do të vinë pas nesh ) u rritëm në sytë e tu , nxuarrëm të vërteta të thekshme nga vepra jote e çmuar , mbrujtur me tokë e me qiell, – burim fuqidhënës për këtë popull fatzi . Shqipja jonë hyjnore mund të liget e t’i merren këmbët , po për të vdekur nuk vdes kurrë: je ti, si pakëkush , që i rri tek koka , me gjak të zemrës sate e ushqen .
Faleminderit .

Xhevahir Spahiu

Tiranë 23.10. 94

Artikuj të lidhur

Back to top button