
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të dielën vendimin e tij për të shkarkuar shefin e Shin Bet Ronen Bar, duke përmendur mungesën e besimit mes tyre.
“Kam vendosur t’i propozoj qeverisë shkarkimin e drejtorit të Shin Bet, Ronen Bar”, tha Netanyahu në një deklaratë me video të lëshuar nga zyra e tij.
“Në çdo kohë, dhe veçanërisht gjatë një lufte ekzistenciale si kjo, duhet të ketë besim të plotë midis kryeministrit dhe kreut të Shin Bet-it,” shtoi ai.
“Fatkeqësisht, e kundërta është e vërtetë – nuk e kam më atë besim”, tha Netanyahu.
Tensionet midis Netanyahut dhe Shin Bet-it u përshkallëzuan ditët e fundit pas hetimit të brendshëm të agjencisë për sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023. Netanyahu hodhi poshtë gjetjet e raportit, duke thënë se ato nuk arritën t’u përgjigjen pyetjeve kryesore.
Shërbimi i sigurisë e pranoi dështimin e tij për të vlerësuar aftësitë e Hamasit përpara sulmit, por tha se politikat e Netanyahut ishin gjithashtu ndër shkaqet themelore të sulmit.