Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Nesër, protestë para Parlamentit/ Ja rrugët që do të bllokohen

Policia e Shtetit ka bërë me dije masat e marra për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës ditën e nesërme, përpara Parlamentit.

Në orën 08:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D’Ark dhe rrugën “Xhorxh Bush”. Drejtuesit e automjeteve, ato të transportit publik, dhe këmbësorët duhet të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe perfaqësuesve të subjekteve politike, të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit përsërit thirrjen për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune, duke paralajmëruar se nuk do të tolerohen sjellje apo veprime që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button