Nga Nefail MALIQI-
Bernë, 13 janar -Pasaporta zvicerane më e fuqishme në botë (ne 190 vende udhetohet pa viza) ja kalon SHBA-ve. Kete pasaporte kuqeverdhë e gëzojne sot edhe mbi 100.000 shqiptare nga Ballkani. Disa mergimtarë i kane deklaruar gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch se «te jotosh në Zvicer dhe te posedosh pasaporten e ketij vendi me të bukur dhe me te fortë ekonomikisht ne bote, tolerant dhe per nga demokracia, eshte me shume se fat, eshtë privilegj… »
Në Zvicër, aktulisht anglishtja është, së bashku me gjermanishten, frëngjishten, italishten, romanshe një nga gjuhët kryesore që fliten në jetë e ne punë. Ne keto pese gjuhe shkruhet edhe ne ballinën e pasaportes zvicerane..
Cilat janë 5 gjuhët zyrtare të Zvicrës? Në shtëpi ose me të afërmit, 56% e të gjithë atyre që konsiderohen shtetas flasin zakonisht gjermanishten zvicerane, 23% frëngjisht, 11% gjermanisht standarde, 8% italisht. Anglishtja dhe portugalishtja ishin dy gjuhët jokombëtare më të folura me përkatësisht 7% dhe 4%. Por se fundit duke ju referuar burimeve te Zyres Federale te Statstikave (OFS) shqipja e ka kaluar gjuhen protugeze.
Pas anglishtes, shqipja eshte gjuha e huaj, më e folur në Zvicër
Sipas një sondazhi të fundit të Entit Federal të Statistikave, në shifra absolute për herë të parë, gjuha shqipe është me folura në Zvicër, pas gjuhës angleze. Për vite të tëra, portugalishtja ishte gjuha e huaj më e folur në Zvicër pas anglishtes. Shqipja flitet veçanërisht, gjerësisht në Cyrih, Winterthur, Bazel dhe St. Gallen.
Në vendin e tretë ndër gjuhët e huaja më të folura, në mbarë vendin, është gjuha portugeze, e ndjekur nga spanjishtja, kratishtja dhe serbishtja.
Dhe sot, përveç katër gjuhëve kombëtare (gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe romanisht), në Zvicër fliten zakonisht anglisht, shqip dhe portugalisht.
Kjo përfaqëson një përqindje të barabartë për folësit e të dyja gjuhëve, 3.4% e popullsisë së përgjithshme, krahasuar me 6.1% të folësve anglezë.
Zvicra de jure me mbi 300.000 shqiptare de fakto me 400.000
Zvicra aktualisht numëron 9 milionë banorë, prej të cilëve 26% janë të huaj apo 2 milionë e 200 mijë, ne mesin e tyre edhe 3% shqiptarë.
Në vitin 1999, invazioni i Serbisë në Kosovë rriti dukshëm numrin e shqiptarëve, sikurse dhe në vendet e tjera evropiane, ashtu edhe në Zvicër. Në ato vite, Zvicra kishte 150.000 shqiptarë, kuptohet një pjesë e madhe e tyre ishin të përndjekur nga regjimi serb. Ndërsa sot autoritetet zvicerane flasin për një dyfishim të numrit të tyre.
Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave në Bernë, ka deklaruar se “numri i shqiptareve në Zvicër është shtuar dukshëm, më së shumti nga të gjitha komunitet e tjera. Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”.
Sipas Bernës zyrtare, shqiptarët sot në Zvicër përbejnë komunitetin më të madh dhe më të rëndësishëm në këtë vend dhe janë shembull suksesi dhe integrimi. Këtë e thonë, pos mediave edhe personalitetet helvetike, siç deklaroi ditë më parë edhe shefi i diplomacisë zvicerane z. Cassis.
Kështu, sipas z.Freymond nga Zyra Federale, sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë, qe këtu njihen si albanofon, dmth që flasin gjuhen shqipe, ku pjesa dërmuese janë nga Kosova. Këtu bëhet falë për 200 mijë, kurse nga Maqedonia e Veriut mbi 100 .000 (8’0 mije shqiptare) nga Lugina e Preshevës 20 mijë dhe të tjerët janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.
Bazuar nga numri i madh i shqiptareve ne Zvicer (mbi 300 mije), 50 mije tjere ilegalisht (sans papier) dhe nese kemi parasysh se në Zvicer deri ne moshen 16 vjecare femijeve te regjistruar nuk u jepen nacionaliteti e as percaktimi fetar, del se numri i shqiptareve ne Zvicer mund te jete rreth 400.000.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave rmbi 100 mije shqiptare te tjere, posedojnë pasaportat e kuqebardhë. Ne Zvicër aktualisht janë regjistruar 120 mije qytetarë nga Kosova, me pasaporta të Republikës së Kosovës.