Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Ndarja e madhe: Ditët në hotel të Ilirit pa Monën e tij

“Unë kam nevojë për dashuri pa kushte”. Kështu e mbylli konventën e Partisë së Lirisë Ilir Meta, teksa u bëri thirrje anëtarëve të partisë së tij për të vazhduar para.

Gruaja e tij, Monika Kryemadhi ishte ajo që e duartrokiti më shumë… Çifti 33 vjeçar i politikës Mona-Liri dukej se po rinisnin një fillim të ri pas përballjes së tyre të fortë mediatike mbi lidershipin e partisë.

Shumëkush mendoi për një “përplasje”, zhurmë për vëmendje, por pakkush e besoi se Iliri ka ikur nga Mona dhe jeton i vetëm në hotel.

Banorëve të Liqenit të Thatë në Tiranë u ka rënë në sy prezenca e ish-presidentit Ilir Meta në lagjen e tyre. I veshur shpesh me ngjyrat e gjelbërta të Selltikut, Meta shëtit rrugicat e lagjes drejt liqenit teksa bën stërvitje dhe ecjen e gjatë të mëngjesit.

Prej disa javësh, ai është zhvendosur në hotelin e ri luksoz në zonë, “Radisson”, në pronësi të biznesmenit të njohur Julian Morina apo siç e njohin të gjithë, Lul Morina.

Për herë të parë, Ilir Meta është larguar nga shtëpia dhe jeton i vetëm në hotel, pa Monën e tij, gruan me të cilën arriti majat në të mirë e në të keq.

Rutina e jetës së Ilir Metës ka ndryshuar së tepërmi dy muajt e fundit. Revista Newsbomb ka zbuluar se Ilir Meta ka zgjedhur të jetojë vetëm larg familjes që pas shpërthimit të tij kundër të gjithëve.

Mes dhjetërave postimeve në ditë në rrjetet sociale, Meta e nis ditën herët në mëngjes në hotel.

Ai del në 7:00 të mëngjesit të bëjë stërvitjen e përditshme e më pas nis një varg të gjatë takimesh. Më kë të mundet, nga njerëz të rinj, tek ndonjë anëtar i Partisë së Lirisë, a kushdo që ka ditëlindjen.

Nuk preferon të qëndrojë në zyrë, por të lëvizë me shoferin e tij kudo në Shqipëri. Gjatë fundjavave gjendet në ndonjë mal për ngjitje. (Newsbomb)

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button