BlogEditorial

Narkoshtet jo i mençur që mund tëishte petroshtet

Nga Arbër Zaimi
Revista e famshme “The Economist” që ndonjë herë boton dhe reklama për Shqipërinë fantastike (së fundmi kishte dhe një reklamë për “shtetin bektashi”), në shtator botoi një analizë ekonomike të industrisë naftënxjerrëse ekonomike në Nigeri. Tekst shumë interesant.
Revista shkruan se “Petroshtetet e mençura përpiqen që të ardhurat prej naftës t’i shndërrojnë në kapital njerëzor. Duke investuar në klinika, shkolla, shërbime publike më të përparuara, ato vende përgatisin qytetarë të shëndetshëm e të mirëedukuar, që do të kenë sukses për vete e për shtetin e tyre, edhe kur nafta të mbarojë”.
Analiza si model “petroshteti të mençur” merr Norvegjinë dhe sistemin e saj, ndërsa si model “petroshteti të pamençur” merr Nigerinë, ku shteti i përdor të ardhurat nga nafta për të blerë paqe sociale duke subvencionuar çmimin e karburantit që populli ta blejë lirë, ndërkohë që lënia e industrisë në duar private prodhon pabarazi të madhe dhe një luks të shfrenuar për ata që jetojnë rreth miliarderëve.
Mbase edhe një “narkoshtet i mençur” do të duhej që të ardhurat prej sektorëve të zinj të ekonomisë t’i kishte shndërruar në kapital njerëzor, që edhe narkoshteti i shkretë të mos e ketë frikë të ardhmen, paçka se të ardhurat e drogës “thahen” më shpejt se ato të naftës.
Shqipëria ndoshta mund të ketë patur mundësi të jetë petroshtet, por nuk e bëri. Flitet (së fundmi edhe nga prokurorët) se ekonomia ushqehet pjesërisht nga para të ardhura prej veprimtarive të paligjshme anembanë Evropës dhe më gjerë. Kur një shtet i tërë krijon varësi nga të ardhurat e tilla, është gjithsesi fatkeqësi. Ama po të ishte së paku “narkoshtet i mençur”, do të kishim gjetur një fat brenda fatkeqësisë. S’e patëm atë fat sepse Shqipëria paratë e tregjeve jolegale evropiane siç duket i shndërroi në beton e luks (por edhe ai pa shije e pa strukturë) për një pakicë që jeton rreth miliarderëve (ngjashëm me Nigerinë, jo aq me Norvegjinë). Edhe pse për “narkoshtet të mençur” nuk kam lexuar as dëgjuar ende…

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button