EditorialEkonomiKryesore

“Mora fjalë”- me njolla në biografi

Nga Behar Gjoka-

Ende nuk dua ta besoj se ndalohet një këngë në shekullin e njëzet e një. Ndalohet një këngë e kënduar në gjuhën shqipe, një këngë elegji, për heroin e shqiptarisë, në kapërcyell të dy shekujve, Adem Jashari. Një këngë e kompozuar nga mjeshtri Naim Gjoshi, e kënduar mjeshtërisht nga Shkurte Fejza. Një këngë e ndaluar në Shqipëri, që të këndohet në stadium!!! Më tepër se fyerje është çmenduri absurde, është marrëzi e vetëdijes kombëtare, që ende vërtitet mëhallave të trojeve shqiptare, në pritje të njëjtësimit të vetëdijes kombëtare. Është çmenduri absurde:
E para: Kush dhe pse e ftuan herën e parë që të këndohet në stadium? Nuk dua të fajësojë ata që e kënduan bashkë në korin gjigand, por arsyen e mosarsyes për ndalimin e saj më vonë.
E dyta: Kur federata e futbollit shpalli se finalet e kampionatit europian për 17 vjeçarët do të organizohej bashkë me Serbinë, ishte një provokim antikombëtar, dhe kështu u përcoll në mjediset sportive dhe më gjerë. Nuk e di pse më duket si mishërim “Open Ballkan” në sport, kur si strukturë ka ngordhur prej kohësh…
E treta: Nëse kënga “Mora fjalë” është ndaluar për tu bërë qefin serbëve, kjo nuk ka emër, është më e shëmtuar se shëmtia më e madhe, e kryer nga sharlatanët e politikës dhe rrumpallës së federatës.
E katërta: Diçka e ndaluar, është më e kërkuar. Kënga do këndohet edhe më shumë. Lërini shkretanët që e ndaluan himnin për legjendarin, Adem Jashari, në mjerimin e vetë të zvarranikëve, të zhgrryhen si derrat në kënetat e urrejtjes së Dardanisë, zemrës së qenies arbnoro-shqiptare…

Artikuj të lidhur

Back to top button