Aktualitet/LajmeKryesore

Monika Kryemadhi: Mamaja më dha 2 dhoma kur ngela shtatzënë me Ilirin

Pas vendimit të Apelit të GJKKO për sekuestron e vilës së saj dhe të nënës, Fatime Kryemadhi, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale.

Ajo ka theksuar se ka jetuar me të ëmën që nga viti 1998 dhe ka folur për periudhën kur mbeti shtatzënë për herë të parë, duke sqaruar se nuk ishte e fejuar dhe as e martuar me Ilir Metën në atë kohë.

Kryemadhi ka treguar se ishte e ëma ajo që i ofroi dy dhoma për të jetuar, duke shtuar se ajo ka qenë një nënë e kujdesshme dhe mbështetëse.

“Kur unë them me qira, duhet shkruar me qira, dhe jo duhet blerë, e kam fjalën për disa portale të cilat përtojnë të zbardhin dhe i bëjnë copy paste njëri-tjetrit.

Kur them me qira, me qira, kur them për të blerë, për të blerë. Unë nuk them asnjë fjalë gabimisht. Ju kërkoj miqësisht atyre që janë para kompjuterit ta zbardhin korrekt.

Kam jetuar gjithmonë me mamanë. Kur kam ngelur shtatzënë për herë të parë s’kam qenë e fejuar, as e martuar me Ilir Metën.

Ajo më tha do të jetosh me mua se ne ishim dy të rinj që mendonim se çdo që të fluturon hahet.

Më dha dy dhoma. Pastaj vdiq babai dhe e kishim të nevojshme të jetonim bashkë. Jetojmë bashkë që nga 1998”, tha ajo.

Artikuj të lidhur

Back to top button