Aktualitet/LajmeBota

Momenti kur shpërthen vullkani në Rusi, për herë të parë në 600 vjet

Disa pamje mahnitëse kanë kapur momentin kur një vullkan në Rusi shpërtheu në mënyrë dramatike për herë të parë në 600 vjet.

Vullkani Krasheninnikov shpërtheu në Gadishullin Kamchatka, i cili ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 8.8 ballë që shkaktoi paralajmërime për cunami për Japoninë, një pjesë të SHBA-së dhe Filipinet të mërkurën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Gjatë shpërthimit – i pari në historinë e regjistruar – vullkani hodhi një re hiri prej rreth 9,000 metra lartësi në qiell.

Pilotët që rrethonin zonën u paralajmëruan për rreziqet e fluturimit me një alarm të kuq aviacioni pas shpërthimit në Rusinë lindore.

“Ky është shpërthimi i parë historikisht i konfirmuar i Vullkanit Krasheninnikov në 600 vjet”, citoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Olga Girina, kreun e Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatka.

Siç pretendohet më tej, një gjë e tillë ndodhi rreth vitit 1436, brenda një intervali 80-vjeçar, dhe që atëherë nuk dihet të ketë ndodhur asnjë shpërthim.

Ministria Ruse e Emergjencave lëshoi një rekomandim për të mos vizituar as pjesët afër vullkanit.

Artikuj të lidhur

Back to top button