
Nga Thoma Gellci-
Meta ka lançuar sot asistentin e saj inteligjent në 41 vende evropiane dhe 21 territore jashtë saj, gjithashtu edhe në Shqipëri , duke e integruar në WhatsApp, Facebook, Instagram dhe Messenger. Fillimisht, Meta AI do të mbështesë gjashtë gjuhë evropiane dhe do t’u mundësojë përdoruesve të krijojnë ide, të planifikojnë udhëtime dhe të marrin përgjigje duke përdorur informacionin nga uebi.
Ky lançim vjen pas një bashkëpunimi të ngushtë me rregullatorët evropianë për të siguruar përputhshmërinë dhe mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve.
Me mbi 700 milionë përdorues aktivë në muaj në mbarë botën, Meta AI është gati të sjellë një përvojë të re digjitale për Evropën. Për ta aksesuar, kërkoni ikonën e re blu në aplikacionet tuaja të preferuara të Meta. Mund ta ftoni Meta AI edhe në biseda në grup duke shkruar “@MetaAI” dhe pyetjen tuaj.
Ky është një hap i madh drejt një teknologjie më intuitive dhe të aksesueshme për të gjithë. Kjo u bë e mundur nga puna e inxhinierëve të talentuar të META, midis tyre dhe Kristi