Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Media amerikane: Vlora dhe Ksamili mes destinacioneve më të mira në Evropë për t’u vizituar në 2025

Revista e përditshme amerikane “YardBarker” ka rekomanduar destinacionet më të mira në Evropë për t’u vizituar në 2025, mes tyre edhe Shqipërinë. Nëse nuk keni filluar ende, tani është koha ideale për të planifikuar udhëtimin tuaj në Evropë për verën 2025!

Megjithatë, është e kuptueshme nëse nuk jeni të sigurt se ku të shkoni, veçanërisht nëse kërkoni të shmangni turmat e turistëve. Vende si Santorini, Côte d’Azur dhe Spanja jugore pushtohen nga turistët çdo vit.

Për fat të mirë, ne kemi hulumtuar dhe përzgjedhur destinacionet evropiane ku nuk do të rrethoheni nga fluksi i vizitorëve!

Vlorë, Shqipëri

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më popullore çdo vit, veçanërisht në jug të vendit, ku ndodhet bregdeti i saj mahnitës – nëse doni të shmangni turmat e turistëve në Sarandë dhe zonën përreth.

Ksamil, Shqipëri

Në zemër të asaj që njihet si “Riviera Shqiptare”, Ksamili është fqinji i qetë i Sarandës. Ujërat e kaltër, akomodimi buxhetor, ushqimet e detit të klasit botëror dhe njerëzit më miqësorë në Ballkan ju presin atje!

Ksamili ofron shumë bare plazhi dhe lokale për të shijuar ditën tuaj në plazh. “Yardbarker” e ka renditur Shqipërinë ndër vendet më të mira evropiane për të planifikuar një udhëtim në verën e vitit 2025 .

1-Vlorë, Shqipëri
2-Ksamil, Shqipëri
3-Brittany, Francë
4-Sardenja, Itali
5-Zadar, Kroaci
6-Herceg Novi, Mali i Zi
7-La Rochelle, Francë
8-Korçula, Kroaci
9-Budva, Mali i Zi
10-Plazhi Whiterocks, Irlandë
11-Neum, Bosnjë-Hercegovinë
12-Assos, Turqi
13-Jurmala, Letoni
14-Stadlandet, Norvegji
15-Ishulli Davaar, Skoci
16-Gotska Sandön, Suedi
17-Algarve, Portugali
18-Malta
19-Fjordet Perëndimore, Islandë
29-Milos, Greqi

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button