Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Me shpejtësi skëterrë, shoferi rebel nuk “zë mend”, gjobitet me 60 000 lekë

Shoferi i një mjeti tip Mercedes benz është gjobitur me 60 mijë lekë për shkelje të përsëritur.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti është konstatuar nga autopatrullat civile të Policisë Rrugore, duke thyer rregullat e shpejtësisë dy herë radhazi.

“Ndaj tij u vendos masë administrative prej 60 000 lekë për shkeljet, si dhe pikë të hequra nga leja e drejtimit”, thuhet në njoftim.

Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shpejtësinë dhe të jenë të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve.

Rregullat e qarkullimit rrugor duhen zbatuar që të gjithë të jemi të mbrojtur.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button