Aktualitet/LajmeBotaKryesoreNdodhi

‘Mbyllja e qeverisë, kaos në SHBA’– Sina: Këtë radhë e paprecdentë, ndikim mbi Sigurinë Kombëtare!

Një mbyllje e pjesshme e qeverisë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar kaos dhe pasiguri të gjerë, veçanërisht në aeroportet e vendit, duke prekur miliona udhëtarë, përfshirë edhe qytetarët shqiptarë që planifikojnë të udhëtojnë drejt ose nga SHBA.

I ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ me Dori Daka në Syri Tv,  gazetari Beqir Sina tha se situata kaotike është pasojë e drejtpërdrejtë e ndikimit që mbyllja ka pasur mbi Departamentin e Sigurisë Kombëtare (Homeland Security).

Udhëtarët, sipas tij përballen me radhë të gjata kilometrike, pritje që zgjasin katër deri në pesë orë përpara fluturimit dhe kontrolle të imtësishme e probleme me dokumentacionin. Kjo atmosferë ka krijuar vonesa të shumta dhe një gjendje frike dhe paqartësie si për qytetarët amerikanë, ashtu edhe për vizitorët e huaj.

Ndërkohë që udhëtarët përballen me vështirësi, në Uashington zhvillohet një betejë e ashpër politike, demokratët, thekson ai, akuzojnë administratën Trump për keqmenaxhim dhe tejkalim kompetencash, ndërsa republikanët fajësojnë demokratët, duke e quajtur situatën një “mbyllje demokrate”.

Edhe pse mbylljet e qeverisë nuk janë një fenomen i panjohur në historinë politike amerikane, shton gazetari, këtë radhë konsiderohet e paprecedentë për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë dhe të rëndë mbi Departamentin e Sigurisë Kombëtare.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke filluar nga 14 shkurti 2026, po vazhdon një mbyllje e pjesshme e qeverisë, që prek më tepër departamentin e Sigurisë Kombëtare. Kjo ka krijuar një kaos të madh në aeroportet e vendit, sidomos tani që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshira në luftën e gjirit, ku dhe administrata Trump po ballafaqohet me krizën globale të naftës dhe të gazit. Por tani edhe me atë të udhëtimeve të brendshme dhe të jashtme të sezonit, ku javën tjetër nisin pushimet e pranverës dhe të verës në të gjithë anën.

Ku siç thuhet, është prekur dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare, përkatësisht aeroportet dhe hyrjet e daljet në kufirin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë prekje të kësaj mase të madhe pra, që të jetosh këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë muaj, këto 40 ditë, ku radhët e gjata të emigrantëve që presin nëpër aeroporte për të për të udhëtuar dhe vajtja e atyre katër deri në pesë orë përpara dhe problemet e tjera të dokumentacionit, janë më të ndjeshme tek qytetarët amerikanë. Por duke përfshirë këtu dhe qytetarët e huaj, atëherë këtu kemi të bëjmë edhe me atë se çfarë do të ndodhi edhe me shqiptarët që të cilët janë përgatitur për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose ata që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgatitur për të udhëtuar në vendlindjen e tyre në Shqipëri dhe në Kosovë.

Situata të tilla me mbylljen e pjesshme ose mbylljen edhe të plotë të administratës të qeverisë amerikane, ka ndodhur vazhdimisht dhe kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur të tilla, pasi vazhdimisht qeveritë sulmohen nga të dyja partitë në dy në legjislativin amerikan, në kongresin dhe në senatin amerikan. Vazhdimisht kanë ato sulmet e tyre dhe politikat e tyre. Por kjo që të preket departamenti i Sigurisë departamenti i Sigurisë Kombëtare, kjo është hera e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Pra, duke prekur këtë aeroportet dhe hyrjet dhe daljet në Shtetet e Bashkuara, ka janë prekur me mijëra punonjës të sistemit të doganave dhe kalimit të kufirit.

Ka të bëjë me atë luftën politike e cila lufta e brendshme politike dhe më tepër kjo ka të bëjë dhe me taktikat që përdoren vazhdimisht, por nuk është pritur asnjëherë se do të ndodhte me këtë sektor, që është një nga sektorët më strategjik të jetës këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç është Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Homeland Security. Pra, këtu kemi të bëjmë me një me një me një me një veprim strategjik të demokratëve që është shumë i sofistikuar dhe shumë i shumë i shumë i rëndë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta përballuar.

Demokratët akuzojnë republikanët, akuzojnë personalisht presidentin Donald Trump për atë reformën e tij në reformën e sistemit të emigracionit, e cila ishte dhe një nga kartat që luajti Donald Trump në atë zgjedhjen e tij në vitin 2024, ku një nga pesë pikat kryesore të tij ishte çështja e emigracionit, ku dhe fitoi dhe më tepër më tepër mori më tepër mbështetje këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo ka ndikuar shumë tani, lidhur me këtë strategjinë e demokratëve. Por, megjithatë, republikanët e kanë kundërshtuar, e kanë kundërshtuar me të gjitha mënyrat dhe po mundohen që ta që ta zhbllokojnë këtë ngërç që ka që po ndodh, e cila ka pasoja të mëdha, në sigurinë kombëtare.

Pra, këtu kemi të bëjmë, në qoftë se sot je në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetosh një situatë të tillë, e cila ka është e quajtur nga ekspertë të ndryshëm dhe nga politikanë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një lojë kalamajsh midis republikanëve dhe demokratëve, duke akuzuar njëri-tjetrin, por duke dëmtuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duke futur vendin në një kaos të vërtetë.

Të shikosh aeroportet sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një kaos që as në një vend të botës nuk ka ndodhur kështu. Radhë të gjata me kilometra brenda aeroportit të njerëzve që presin për të për të për të bërë një udhëtim. Kontrollet e jashtëzakonshme, ndërhyrjet e agjentëve të ISIS-it në deri në bordin e aeroplanit për kontrollin e dokumenteve dhe gjetjen e ndonjë personi i cili ka dokumentet të dokumente me dokumentet e tij ka probleme dhe është me rekord dhe duke i arrestuar në mes të aeroplanit. Pra është një kaos i vërtetë pra.

 

Artikuj të lidhur

Back to top button