Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Mbetet në fuqi sekuestrimi i pasurive të Jamarbër Malltezit

Mbetet në fuqi sekuestrimi i pasurive të Jamarbër Malltezit.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Vendimi për sekuestrimin e pasurive të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, u dha nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi 4 ditë më parë. Malltezi është aktualisht në arrest shtëpie si person i akuzuar lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani.”

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button