Aktualitet/LajmeRajoni

Maqedonia e Veriut për herë të parë me një kryeministër shqiptar, propozohet Talat Xhaferi

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet për herë të parë me një kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit kësaj përbërje qeveritare.

Duket se marrëveshja e koalicionit qeverisës mes LSDM- BDI, nga viti 2020 është ende në fuqi, e cila parasheh një kryeministër shqiptar për 100 ditët e fundit të qeverisjes.

Sot kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim, ka vendosur që për kryeministër teknik ta propozojë kryeparlamentarin aktual Talat Xhaferi.

“BDI propozon Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë e cila do të jetë në fuqi nga fundi i janarit e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Xhaferi pritet ta marrë detyrën në 28 janar të vitit të ardhshëm deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat pritet që të mbahen më 8 maj, 2024.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button