Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Listën e PD e aprovon Berisha”, Gjikondi: Meta në listën e demokratëve, ka blerë mandatin me para

Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar aleancën mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë në këto zgjedhje të ardhshme.

Sipas Gjikondit, Meta ka paguar për të qenë në listat e sigurta, sepse këtë mund ta ketë si një ombrellë përpara drejtësisë.

Juristja tha më tej se PD është në një krizë të madhe morali dhe dinjiteti.

“Lista është e orientuar me një filozofi biznesmenësh. Meta si një biznesmen me një nuhatje pragmatiste nuk do më bënte çudi që këtë vend në listën e sigurt ta ketë siguruar me mënyrat që di, që ta ketë si ombrellë përpara drejtësisë. Me këtë kuptoj blerjen e mandatit të deputetit.

Meta mund të ketë dhënë para për tu futur në listë, familjes Berisha e cila ka interesa të caktaura. Meta është hallexhi, por ka edhe buxhetin.

Politika është kaq imorale dhe mjafton vetëm dy lajme Pojana dhe Meta në listën e demokratëve. Mendoj që PD është në një krizë të madhe morali dhe dinjiteti. Jemi pas, në një epokë imoraliteti”, tha Gjikondi në studion e ‘Tirana Live’.

Artikuj të lidhur

Back to top button