Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Lëviznin të armatosur me makina të blinduara dhe tentuan t’i shmangen policisë, arrestohen 3 persona në Fier

Dy vëllezër të moshës 25 dhe 24 vjeç bashke më një 50-vjeçar janë arrestuar nga policia e Fierit pasi qarkullonin me makina të blinduara dhe me armë.

Në kuadër të operacionit ‘Armed’ u arrestuan Rudolf e Brajan Kuçi dhe Bashkim Ahmeto, të cilët pasi pikasën që po i ndiqte policia tentuan që t’i ikin efektivëve dhe hodhën armët në ferra.

2 armët e zjarrit pistoleta u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 2 automjete të blinduara, që u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt (karburant).

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button